Dy të rinj shqiptarë dhe një rumune janë arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Dy shqiptarët mësohet se janë të moshës 20 vjeç, por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Ndërkohë, shtetasja rumune është një 19-vjeçare. Ata janë vënë në pranga nga policia italiane, e cila ka zbuluar gjatë një operacioni 410 kg marijuanë, me vlerë rreth një milion euro. Droga ishte e ndarë në 300 pako, të cilat më pas ishin lyer me benzinë, në mënyrë që të mbulohej era e saj.
