Në buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria ka parashikuar një shumë prej 800 mijë dollarësh për blerje automjetesh për disa institucione.
Duket se qeveria është tërhequr nga ideja e blerjes së “Jaguarve”. Fondi prej 930 milionë lekësh të vjetra do të shkojë për blerjen e automjeteve për institucione të ndryshme.
Kështu, Shërbimi Informativ Shtetëror do të marrë 31 milionë lekë për makina, Kontrolli i Lartë i Shtetit 4 milionë lekë, Prokuroria 30 milionë Lekë, Gjykatat 30 milionë Lekë, Njësia e Turizmit në Ministrinë e Ekonomisë 10 milionë Lekë.
ALUIZNI do të blejë një makinë 3 milionë Lekë, Agjencia për Administrimin e Mallrave të Sekuestruara do të blejë një automjet 1 milionë Lekë dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar do të blejë një makinë me vlerë 1.8 milionë Lekë./Dita/
