Britani, dënohen dy shqiptarë për shitje të kokainës

Saimir Lleshi

Dy shqiptarë janë dënuar në Britaninë e Madhe pasi janë shpallur fajtor si pjesëmarrës në organizatat kriminale të drogës.

Rrjeti i shqiptarëve funksiononte kryesisht në Greater Manchester. Shqiptarët e dënuar janë Artur Ruko, 34 vjeç dhe Hajri Merkaj, 32 vjeç.

Sipas policisë britanike, dy shqiptarët drejtonin një grup të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës. Mendohet se shtetasi Artur Ruko kishte përfituar rreth 100 mijë paund vetëm për 6 muaj nga shitja e drogës në proporcione të vogla.

Ai jetonte në shtetin britanik me dokumente të falsifikuara greke dhe italiane. Ai mbante dokumente të falsifikuara greke dhe italiane. Policia i gjeti edhe një faturë prej 16 mijë paundësh që ai kishte transferuar në Shqipëri.

Personi i dytë u arrestua pasi u pikas afër automjetet të 34-vjeçarit. Atij iu gjetën 24 doza kokainë me vete. Ruko u dënua me 4 vjet burg, ndërsa Merkaj me 3 vjet e 7 muaj. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *