Dush vetëm një herë në javë, të paraburgosurit e Beratit në protestë

Saimir Lleshi

Në periudhën e komunizmit, e diela njihej di dita e “dushit”.

Tashmë kohët kanë ndryshuar, por historia përsëritet nëpër burgjet e vendit. Rregullorja e brendshme e burgjeve parashikon vetëm 4 herë në muaj dush dhe të paraburgosurit e kundërshtojnë këtë.

Dhjetëra të arrestuar për krime të ndryshme që presin dënimin nga Gjykata, janë organizuar duke i paraqitur drejtuesve përkatës një listë me kërkesa, ndër të cilat edhe ajo e larjes së tyre. Përveç dushit, të paraburgosurit kërkojnë edhe ushqim më cilësor.

“Ata nuk janë dakord që të lahen vetëm katër herë në muaj, por minimalish tetë herë. Pra, aktualisht të paraburgosurit lahen një herë në javë, por ata kërkojnë të bëjnë dysh së paku dy herë në javë. Kërkojnë edhe takime më të shpeshta me familjarët e tyre”, u shprehën dje burime nga drejtoria e Burgut të Beratit. Për kërkesat e tyre ata protestuan përreth 30 minuta. Kujtojmë se ambientet e paraburgimit në Berat janë ndër më të mirat në vend, pasi institucioni është ndërtuar vitin e shkuar. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Neve ishim te lire dhe dush , per here te pare pame ne Greqi kur kaluam malet , ju jini te burgosur dhe dashki dush dy here ne jave …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *