Kryeministri i Palestinës ndez pemën e Krishtlindjeve në Betlehem

Saimir Lleshi

Palestina është e populluar nga shumicë myslimane, por një mesazh paqeje dhe harmonie u transmetua mbrëmë, kur kryeministri i vendit Rami Hamdallah ka ndezur zyrtarisht pemën e Krishtlindjeve në sheshin e Betlehemit.

Ai u uroi të krishterëve palestinezë pushime të mbara, duke thënë se ky moment vinte pas “plagëve” të muajve të fundit.

Prania e tij në qytet u shoqërua me masa të rrepta sigurie në sheshin e Betlehemit. Kryebashkiaku i qytetit, tha se “me dritën e pemës së Krishtlindjeve, synojmë t’i tregojmë botës se jemi njerëz të cilët meritojmë të jetojmë”.

Ndërkohë, në terren dhuna vazhdon midis ushtrisë izraelite dhe palestinezëve. Nga dhuna e muajve të fundit, 111 palestinezë dhe 19 izraelitë kanë mbetur të vrarë. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *