Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Përshëndetje Dita! Halabakët, huliganët dhe servilët jetojnë mirë prej 25 vitesh falë paudhësive të Sali Berishës. As në vitet ‘90 nuk pati djegie e shkatërrime. Këto gjëra ndodhin vetëm kur Saliut i ikën pushteti. Edhe në protestën e fundit gjeti një sebep për dhunë e vandalizma: gjoja për të hequr (shkulur) një kupolë të një qendre zjarri, e ndërtuar enkas si muze në kujtim të bëmave të sistemit të kaluar.
U thyen xhamat e dyerve dhe dritareve të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Transportit etj. dëme rreth e qark. Me ç’të drejtë dhe me urdhër të kujt del në podium B. Ndregjoni si përfaqësues i te përndjekurve politikë?!
Ajo protestë tregoi qartë se ka ndryshuar formalisht vetëm “kali”, ndërsa karroca mbetet po ajo. Drejtuesit e opozitës së sotme me sa duket kërkojnë me çdo kusht e sa më shpejt që të marrin pushtetin e humbur pa u bërë reforma në drejtësi. Mburren matrapazët politikë me pjesëmarrjen në protestë. Nuk është e vështirë të sigurosh pjesëmarrës në një kohë kur populli po vuan gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale pas tokës së djegur që la pas qeveria e Saliut.
