Festat e nëntorit dhe dhuna e 8 dhjetorit

redaktor

Letër e nënshkruar

Pal Coli, Rubik

 

E nderuar “DITA”! Faleminderit që na keni hapur këndin tonë. Në prag të festave të Nëntorit, në sallën e ish-Shtëpisë së Kulturës Rubik, u zhvillua një takim jubilar, ku fjalën e përshëndetjes e mbajti kryetari i komitetit të organizatës së LANÇ për zonën Rubik, shoku Llesh Doci. Diskutantë të shumtë folën rreth kujtimeve të tyre e të baballarëve për këto evenimente të rëndësishme. Vizituam ekspozitën e veteranëve të LANÇ dhe të ndërtimit të vendit e cila pasurohet vazhdimisht.

Por menjëherë pas këtyre festave kombëtare shije jo të mirë na la manifestimi jo korrekt i datës 8 Dhjetor 2015, ku pati shenja vandalizmi, gjë që nuk i përshtatet demokracisë. Manifestimi u dënua me të drejtë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ku kemi shumë besim. Mirë u takofshim me të mira dhe jo me trazira, bashkëatdhetarët e mi të dashur! Gëzuar festat e Krishtlindjeve e të Vitit të Ri 2016!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *