Porsa u botua në SHBA libri poetik “Zodiak” i Moikom Zeqos, prej Shtepisë Botuese shumë të njohur, “Zephyr Press”, i përkëthyer në anglisht prej Anastas Kapuranit dhe poetit të madh amerikan Wayne Miller, tërhoqi vemendien e studjuesve.
Përkthyesi Wayne Miller “është një nga poetët më të mirë amerikanë bashkohorë”-sipas New Yorkerit. Deri kohët e fundit W. Miller ka qenë profesor i letërsisë në Univeristetin e Misurit dhe tani është profesor në Universitetin e Denverit, në Kolorado. Ai vetë është autor i disa vëllimeve poetike, si dhe botues, një prej të cilave është antologjia poetike e poetëve të Europës; njëkohësishtë ai është edhe editor i dy revistave letrare, të specializuara për poezinë moderne.
Në vitin 2007 “BOA Edition”, në New York, botoi librin poetik të Moikom Zeqos të përkëthyer në anglisht nga Wayne Miller. Për këtë libër u shkruan disa nga vlerësimet më të larta nga poetë shumë të njohur amerikanë.
Botimin e vëllimit poetik të Moikomit, “Zodiaku”, Wayne Miller e ka shoqëruar edhe me një parathënie të gjatë, të titulluar: “Zodiaku i Moikom Zeqos – Një labirint marramendës i metaforave”, si dhe me nëntitullin: “I ngjashëm me “Fijet e barit” të Whitmanit dhe me poetikën e Rilkes.
Për vëllimin poetik “Zodiaku” të z. Moikom Zeqo ka shkruar gjerësishtë edhe shkrimtari dhe poeti ukrainas-amerikan Ilya
Kaminsky. i cili e përkufizon Moikom Zeqon si “një prej poetëve që synojnë madhështinë”, “një talent poetik i vërtetë”, duke e krahasuar me të famshmit Rilke, T.S. Eliot dhe Ernesto Cardenal.
Ilya Kaminsky ka lindur në 18 Prill 1977, në Odesa, Ukrainë. Në moshën 20 vjeçare ai shkon në SHBA, në vitin 1993, kur familjes së tij iu dha azil nga qeveria amerikane. Libri i parë në anglisht i Ilia Kaminskit është Musica Humana, botuar prej “Chapiteau Press”, në vitin 2002. Librat e mëpastajmë të tij e ngritën në elitën e poezisë amerikane dhe ka fituar disa çmime, përfshi Çmimin “Dorset” dhe atë të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letrave, si dhe çmimin “Levinson” të Revistës “Poetry”, në vitin 2009.
Midis të tjerave, Kaminsky jep këtë vlerësim për vëllimin me poezi “Zodiaku” të Moikom Zeqos: “ Është gjë e rrallë në ditët tona të gjesh një poet që nuk është vetëm interesant apo i zoti në aspekte të caktuara të zanatit, apo i pashtruar (i egër, i papërmbajtur), por një poet vërtet i dimensioneve të mëdha dhe kompleks, i cili nuk krijon vetëm një portret njerëzor, një komunitet apo një pasqyrim, por një kozmologji të tërë; ashtu siç ishte edhe Komedia Hyjnore, në radhë të parë, një kozmologji – si “Elegjitë e Duino-s” apo “Katër Kuartetet” e T.S. Eliotit ose, në kohët tona, ndoshta Cantico Cosmico (Kënga Kozmike) e Ernesto Cardenal-it. Dhe papritur – si në një rastësi fatlume – njeriu ndesh një libër si Zodiaku dhe kupton që ka ende poetë që synojnë madhështinë.
E adhuroj zërin e Moikom Zeqos në këtë libër – sidomos kur referenca të ndryshme shkrihen për të krijuar një përzierje të re të egër – por mbi të gjitha kam bindjen se nuk gaboj kur them se gjendemi përballë një talenti poetik të vërtetë dhe të madh kur libri ngre një kozmologji të re të veten. Nga larmia e mitologjive, traditave dhe magjive ngrihet një zë i ri që është edhe i vërtetë, edhe i bukur, edhe i çuditshëm. Ne i jemi thellësisht mirënjohës Wayne Miller-i që na njohu me këtë vepër të fuqishme dhe që e ka pasuruar traditën angleze me muzikalitetin e tij”.
Poeti tjetër amerikan, Kevin D. Prufer e përkufizon vëllimin “Zodiaku” si një libër poetik “të jashtëzakonshëm dhe tronditës”.
Kevin Prufer ka lindur në vitin 1969 në Cleveland, Ohajo, SHBA.
Prufer është poet, akademik, editor dhe eseist i shkëlqyer. Prufer është nga poetët e nderuar me çmime shumë të larta në SHBA. Në vitin 2004 dhe 2007 Prufer është nderuar më Çmimin “Pushcart”. Ai është profesor në Universitetin e Misurit dhe editor i revistës letrare “Plejade”.
Për vëllimin poetik “Zodiaku” të M. Zeqos, Kevin Prufer, midis të tjerave shkruan
“Poezitë në Zodiakun e Moikom Zeqos rrokullisen teposhtë faqes në mënyra që janë njëherazi intime dhe profetike, në ekstazë dhe të tmerruara. Gjithnjë me një mendje të fuqishme, Zeqo mediton këtu për mënyrën se si historia njerëzore, letrare, politike e sociale ekziston njëherazi në vetë vdekshmërinë tonë. “Unë shkatërroj veten ”, pohon ai në një moment, “me përgjërimin për historinë” – por është një lloj shkatërrimi i bukur, i jashtëzakonshëm/transendent dhe tronditës. Ky është një libër i mrekullueshëm, i sjellë në jetë për lexuesit në gjuhën angleze nga përkthimet e fuqishme të Wayne Millers-it dhe Anastas Kapuranit”.

Moikom Zeqo eshte poet i shkelqyer. Kjo thuhej edhe ne vitet ’70, kur ishte akoma i ri. E pergezoj per talentin, per pavaresine e mendimit, per nivelin e larte kulturor dhe per ndershmerine e korrektesen.