Gazeta britanike sportive “The Sun” i ka kushtuar një artikull përballjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës më 11 qershor 2016, në kuadër të ndeshjes në grupe për Euro 2016.
Shqipëria dhe Zvicra ranë në Grupin A, së bashku me Francën organizatore dhe Rumaninë. Sipas “The Sun”, kryendeshja e Grupit A është pikërisht ShqipëriZvicër.
“Në pamje të parë duket se nuk ka asgjë elektrizuese në këtë ndeshje, përveçse padurimit për të parë në lojë “Mesin alpin”, Xherdan Shaqiri”, shkruan “The Sun”. “Por nëse i futesh pak me themel dy skuadrave, zbulon që kjo ndeshje do të jetë një lojë nervash mes dy skuadrave. Shqipëria ka të paktën 7 futbollistë në gjirin e saj që kanë lindur në Zvicër. Kohët e fundit, De Biazi ka grumbulluar lojtarët: Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Fredi Veseli, Amir Abrashi, Migjen Basha, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka, që të gjithë të lindur në Zvicër”, shkruan “The Sun”.
Por sipas britanikes, kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër sipas saj, është se Zvicra ka në gjirin e saj të paktën 6 lojtarë me kombësi shqiptare. “Në këtë ndeshje do të kemi përballjen mes dy vëllezërve Xhaka, ku njëri ka zgjedhur të luajë për Zvicrën dhe tjetri për Shqipërinë”, vijon “The Sun”.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës është cilësuar si një derbi. Kjo për shkak të lojtarëve shqiptarë që luajnë për alpinët, dhe lojtarëve të kuqezinjve, të lindur atje.

kishte me qene shume mire sikur keto dy skuadra te kualifikohesjin per ma tutje do te isha shume i gezuar.
Raste te tilla ndodhin vetem nje here ne histori…
Gazeta ‘sportive’ the Sun, nuk eshte sportive por gazete e pergjithsme, kryesisht e mbushur me thashetheme per te famshem e refugjate. Edicioni i saj i se Djeles, famkeqi ‘News of the world’ u mbyll me turp per pergjim telefonatash te qytetareve, dhe nje pjese e madhe e stafit te gazetes oerfunduan ne burg. Besomeni Dita, qendroni shume here me lart per t’i u referuar kesaj pacavureje