Fati u ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurve fitues në shorteun e ditës së djeshme në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.
Gjithçka ka nisur me lojën telefonike, ku përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, si dhe vëmendja maksimale e lojtarëve për të dhënë përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebeingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre, kanw shtuar dozën e dhuratave dhe çmimeve të fituara. Izejena ishte e përzgjedhura e parë e lojës telefonike, që ka luajtur me çmimet e fshehura në zarfe.
Me përzgjedhjen e bërë, si dhe duke shfrytëzuar shansin “2 herë fat”, Izejena është shpallur fituese e shumës prej 60.000 lekësh, si dhe 2 orëve të ofruara dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Më pas loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe është ndalur në qytetin e Korçës, ku i përzgjedhuri si fitues ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Volkswagen Up”.
Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, fituesi i përzgjedhur i është gëzuar shumës prej 40,000 lekësh. Shkëlzeni në kryeqytet ka vijuar më tej betejën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, si dhe mundësinë e dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”, Shkelzeni ka siguruar nga Telebingo Shqiptare 60,000 lekë. Pas Tiranës, një tjetër fituese e përzgjedhur në qytetin e Prrenjasit ka vijuar të luajë me çmimet e lojës më popullore të fatit në vend.
Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Kristina ka fituar shumën 30,000 lekë, si dhe një tapet të ofruar dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Loja telefonike ka ecur më së miri edhe për Besnikun në kryeqytet. Me përzgjedhjen e bërë, ai është shpallur fitues i shumës prej 70,000 lekësh.
Alketi në Fier ishte lojtari i fundit që ka tentuar të gjejë se në cilin zarf mund të fshihej makina, apo çmimet e tjera të mëdha, por me përzgjedhjen e bërë, ai ka siguruar nga Telebingo 35,000 lekë. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos edhe në shortin e goglave të hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas, që shkon në vlerën e 1,472,100 lekëve. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 14208 lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 242 persona, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 1820 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht, bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.


Gocat Shqiptare jane si lule te bukura ,
dyshja mes tyre ,per me prish syrin e keq
Duhet macoku i zi dhe nje bythqir.