Kërcënimet e lugatit plak

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Nuk ka gjë më të rëndë dhe absurde për shqiptarët se sa këto kërcënime të lugatit plak për “revolucion demokratik” për rrëzim të qeverisë të zgjedhur para dy viteve e të verifikuara me votën e para 4 muajve. “Demokracinë” dhe tallazet e mendjes dhe ambicies së sëmurë të këtij njeriu, ky popull dhe ky vend i ka pagur me shumë jetë e gjak. Sot, shqiptarët, përfaqësuesit e tyre legjitim, institucionet e pavarura të shtetit, sidomos ato të sigurisë e drejtësisë duhet pa pritur asnjë moment ta ndalin këtë përbindësh, në mënyrë që mos të shkaktojë tragjedi të reja dhe ta mbajë Shqipërinë në pellgun e tranzicionit nëpër të cilin Sali Berisha e zvarriti tashmë 25 vjet. Duhet sa më parë të ndalet ky njeri me ambicie dhe mendje të sëmurë për pushtet. I duhet thënë “mjaft”. Revolucionet dhe halucinacionet që zhvillohen në kokën e tij të sëmurë duhet të mbesin në shtresat e trurit të këtij mendjeprishuri.

Share This Article
1 Comment
  • Pse merziteni nga lugati? Nese nuk ka mbeshtetje ai deshton. Por nese shqiptaret e mbeshtesin eshte pune e tyre. Pse doni ti ndaloni opozites te drejten e protestes? A nuk ju vrasin ndergjegjen ndopak gjithe keto makuteri qe po ben kjo qeveri etestuar para 4 muajsh?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *