Procesi i zhvillimit të një shoqërie ka gjashtë përmasa kryesore: Shtetin – Sundimin e ligjit – Demokracinë, që kategorizohen në atë që quhet zhvillimi politik, si dhe – Rritjen ekonomike – Mobilizimin social – Idetë me ndikim në legjitimitetin. Për të kuptuar gjendjen e një vendi duhet të analizohet veçmas secila nga këto përmasa, ndikimi që kanë mbi njëra-tjetrën e, më pas, të arrihet në sintezën e ndikimit të tyre të përbashkët mbi shoqërinë. Në këtë shkrim mund të bëjmë vetëm një skicim të shpejtë të dinamikës së zhvillimit në Shqipëri me të gjithë përmasat e tij për të kuptuar se përse vendi këmbëngul të jetë i korruptuar dhe i mbarsur në mënyrë kronike, me potenciale destabiliteti.
Shteti pa burokraci
Ka më shumë se një shekull që Shqipëria ka përmbushur (të paktën në letër) një nga kushtet e shtetit modern që është ekzistenca e një qeverie qendrore. Pavarësisht dobësive, madje edhe kolapseve në momente të caktuar historike, domosdoshmëria e ekzistencës së një qeverie qendrore ka mbizotëruar mbi të gjitha gjakimet e tjera në politikë. Madje, për rreth 45 vjet nën regjimin komunist, Shqipëria pati një qeveri shumë të fortë krahasuar me përmasat e tjera të zhvillimit politik pra, sundimin e ligjit dhe demokracinë që, në fakt, nuk ekzistonin.
Ajo që i ka munguar përherë shtetit shqiptar, që i mungon edhe sot, ka qenë dhe është burokracia profesionale dhe autonome e shkëputur nga tutela e qeverive.
Historikisht, e para që ka zhvilluar një burokraci të shkëputur nga lidhjet familjare, fisnore dhe politike ka qenë Kina. Në Europë, shumë shekuj më vonë, e realizoi Prusia e më pas Britania dhe Franca.
Në Shqipëri, ndërsa nën komunizëm burokracia emërohej nga Partia Komuniste, më pas edhe pse sistemi u ndërrua, burokracia vazhdoi të jetë në pjesën dërrmuese, e emëruar nga partia në pushtet. Me këtë situatë shpjegohet fakti i përzënieve dhe punësimeve (masive ose jo) në administratën publike me orientime ose për shkaqe politike. Spastrime ciklike, zakonisht një herë në 4 vjet, që e kanë bjerrë fare cilësinë e administratës civile duke mos lejuar akumulimin e përvojës, duke bjerrë efiçiencën dhe cilësinë e qeverisjes. Dhe me cilësinë qeverisjeve lidhen edhe simptoma të tilla si dobësia e shtetit dhe impakti i tij në rritjen jo fort të kënaqshme ekonomike që, nga ana e saj, ka ndikim negativ mbi vetë shtetin.
Demokracia para shtetit dhe ligjit
Ky degradim kronik i administratës publike (burokracisë) i ka rrënjët në faktin tjetër që Shqipëria u fut në rrugën e demokracisë jo vetëm pa pasur një burokraci profesionale (si për shembull Gjermania apo edhe Britania) por edhe në mungesë totale të sundimit të ligjit. Pra mund të themi, në sintezë, se në Shqipëri demokracia (e drejta e votës) erdhi para ekzistencës së shtetit ligjor (burokracisë autonome dhe pushtetit të pavarur të drejtësisë). Pak a shumë ajo hyri në rrugën e demokracisë si SHBA që nuk kishin krijuar burokracinë e pavarur nga politika por që megjithatë, patën shumë elementë të sundimit të ligjit.
Dhe është pikërisht mungesa e drejtësisë së pavarur, e sundimit të ligjit, që ka toleruar degradimin e administratës publike në një kurban të mjerë të klaneve politike partiake të cilat, e kanë masakruar periodikisht atë për të siguruar vota duke shpërndarë poste militantëve dhe mbështetësve jashtë çdo kriteri meritokratik. Natyrisht, që me mungesën e drejtësisë lidhet edhe mbjellja e kreshpërimi, krahas klientelizmit, e një korrupsioni galopant që ka varfëruar shoqërinë për të pasuruar përbindshëm vetëm një fraksion të vogël njerëzish brenda dhe pranë politikës, duke mundësuar kështu krijimin e një oligarkie.
Ndërsa kemi pasur shtete, si Britania që, në sajë të sundimit të ligjit, kanë zhvilluar liritë dhe të drejtat e njeriut para instalimit të demokracisë (të drejtën e përgjithshme të votës) rasti shqiptar provon se instalimi i demokracisë para sundimit të ligjit krijon një koniunkturë që nuk mund të zgjasë shumë pa degraduar dhe që nuk mund të mos precipitojë ose në autokratizëm (qeveri shumë e fortë që cenon të drejtat dhe liritë) ose në qeveri shumë të dobët që ne shqiptarët e përkufizojmë me shprehjen “s’ka shtet”!
Por demokracia në mungesë të sundimit të ligjit nuk mund të mos sjellë edhe vetë kalbëzimin e demokracisë. Kjo e fundit në vend se të shërbejë për t’i bërë qeveritë dhe politikanët më të përgjegjshëm, më llogaridhënës ndaj publikut, shërben për të maskuar dhe mbrojtur me gjoja vullnetin e sovranit, pikërisht qeverisje dhe qeveritarë të paaftë dhe të korruptuar. Sepse vota e klientelizuar për një vend pune apo e shitblerë, në vend se të jetë një ndëshkim për qeverisjet e këqija, që vjedhin paratë publike, që s’mbajnë premtimet, që dhunojnë të drejtat e punës dhe pronës së qytetarëve, madje dhe atë të jetës duke i vrarë ata në protestë, bëhet një investim në favor të tyre, legjitimon atë që nuk është legjitime. E drejta e votës në vend që të shërbejë për t’i bërë politikanët më të përgjegjshëm, i bën ata më arrogantë dhe më të papërgjegjshëm. Një tablo që sot e kemi para syve tanë gjithë ditët e vitit.
Më alarmues është fakti se mungesa e sundimit të ligjit, për më shumë se dy dekada, ka bërë që të kockëzohen segmente brenda politikës por dhe masa klienteliste elektoratesh në mbështetje të këtyre segmenteve, që kundërshtojnë ndryshimin e kësaj statukuoje degraduese për shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Një statukuo që ka zbehur edhe impaktin pozitiv që duhet të kishin mbi vendin përmasa të tjera të zhvillimit, si për shembull ai ekonomik.
Ekonomia, me shumë prodhim por edhe më shumë varfëri!
Gjatë këtyre më shumë se dy dekadave që nga rënia e komunizmit Shqipëria ka përjetuar rritje ekonomike relativisht të qëndrueshme. Sipas statistikave të publikuar nga Banka Botërore, ndërsa në vitin 1990 prodhimi i brendshëm (PBB) për frymë ishte rreth 639 USD, në vitin 2014 arriti në rreth 4600 dollarë për frymë. Një rritje jo spektakolare por që, në kushtet e një administrate dhe qeverisjeve më efektive dhe më pak të korruptuara, do të kish bërë të mundur që masa e njerëzve që jetojnë në Shqipëri nën nivelin e varfërisë, të ishte shumë më poshtë se niveli prej 13% që deklarohet sot. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shërbimet publike, shëndetësinë apo arsimin që ja dedikojnë gjendjen e tyre shpesh të mjeruar, korrupsionit që grabit një pjesë të parave të investuara.
Zhvendosja sociale pa mobilizim social
Ndryshimi i sistemit dhe ajo rritje ekonomike e vërejtur, bëri që një pjesë e madhe e popullsisë të zonave rurale të zhvendoset në qytete. Historikisht ka qenë pikërisht një zhvendosje e tillë, e ndërthurur edhe me zhvillimin e industrisë që, duke e shkëputur masën e fshatarëve nga izolimi, lidhjet e ngushta tribale e fisnore, ka mundësuar krijimin e shtresave të reja sociale (punëtorët, biznesmenët, intelektualët) që duke përqafuar ide të reja, kanë aspiruar edhe për më shumë pjesëmarrje në qeverisje duke sjellë ndryshime radikale në sistemin politik.
Në Shqipëri kjo zhvendosje e madhe ka ndodhur por, për shkak të veprimit të faktorëve përmendur më sipër, ato kanë rënë viktimë e sistemit klientelist të ndërtuar nga politika. Punëtorët nuk kanë bashkime sindikatash të pavarura nga politika edhe pse, si për ironi, një nga këto bashkime mban cilësimin “e pavarur”. Studentët mbeten ose të paorganizuar në pjesën më të madhe, ose bëjnë pjesë në organizime që aktivizohen vetëm në funksion të axhendave të një partie ose të një tjetre. Biznesi? Borgjezia e re shqiptare nuk është si ajo francezja apo britanikja që luftonin për lirinë e tyre, por i ngjason më shumë borgjezisë të Lindjes së Mesme, fitimet e së cilës varen nga koncesionet e naftës së sheikëve në pushtet. Sepse është shumë e varur nga privilegjet e ofruara nga qeveritë, nga tenderat publikë apo nga konçesionet.
Ky klientelizëm politik është dhe një nga shkaqet e konfliktualitetit politik permanent. Sepse një qeveri apo një parti edhe mund të vrasë qytetarë të pafajshëm, por ajo do të gjejë gjithmonë, në klientelën e saj masive, mbështetës të verbër, të gatshëm të racionalizojnë pafajësinë e saj me një tjetër krim që kur nuk ekziston, shpiket. Zalisja e arsyes është gjymtimi i parë i klientelizmit.
Përse mungon aksioni civil?
Dalja e shtetit nga gjendja e korrupsionit kronik dhe e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar kërkon krijimin e një pushteti të pavarur drejtësie. Barazia para ligjit dhe sundimi i tij, dhe jo i kapriçiove të qeveritarëve e zyrtarëve, është hallka kryesore që do të ndikonte për përmirësimin e gjendjes në të gjithë përmasat e tjera të procesit të zhvillimit të përmendura në këtë shkrim. Prandaj këmbëngul që Shqipërinë nuk e nxjerr nga bataku i korrupsionit një raund tjetër zgjedhjesh i një demokracie të korruptuar. Që vota të fitojë vlerën politike që i përket, duhet më parë që sundimi i ligjit të nisë e të pastrojë politikën dhe bashkë me të edhe demokracinë.
Dhe është shqetësues fakti që opsioni i thyerjes së kësaj statukuoje korrupsioni që ka mbuluar vendin, duke themeluar dhe vënë në lëvizje një drejtësi të pavarur nga qeveritë dhe politika në përgjithësi, nuk gëzon shumë mbështetje të organizuar publike ose të asaj që i themi “shoqëri civile”. Nuk është rastësi që pak ditë më parë edhe dikush nga ndërkombëtarët bëri thirrje për krijimin e një mbështetjeje mbarëqytetare për reformën në drejtësi, që shihet qartazi që po tentohet të bllokohet nga oligarkët me anë të konfliktit politik dhe lloj-lloj yçklash. Sepse vërtet që ndihet dëshirë nga shumë njerëz për t’i dhënë fund gjendjes së kalbur dhe të korruptuar të shtetit, por është një dëshirë që nuk shkon përtej qarjes, sharjeve dhe psherëtimave. Por nuk ka një aksion të bashkuar qytetar në funksion të kësaj aspirate. Sepse një pjesë e madhe e këtyre njerëzve dhe shtresave, janë tashmë viktima klienteliste të një oligarkie politike pluraliste që ja ka burgosur vullnetet me prangat e klientelizmit të kafshatës ose edhe fitimeve shumëmilionëshe korruptive. Dhe mundësia që ata të vihen në mbështetje të reformës në drejtësi është shumë e largët. Kjo është rrjedhoja më fatale e asaj që do ta quanim kalbëzim shoqëror.

Se ku e kisha lexuar mer yahooo. Bravo autorit. Transkriptim dhe pershtatje special.
Autori ka lene pa thene per Skiperine se si duhet te dale nga ky siklet.
Une do te propozoja:
Legalizimi i hajduteve aktual…tu behet e ligjeshme gjithçka qe kane vjedhur.
Keshtu asnjeri nuk do te kete te drejte te ankohet per padrejtesi apo korrupsion.
Dhe le ta fillojme edhe nje here nga e para…..
Sa trapa qe jemi…..!
Mua me bezdis sjellja e policit te lagjes, qe nuk pranon denoncimet kur ja bej. E kam te thjeshte jeten une. Pa shume komplikime ama me bezdis fakti qe alabake te lagjes me gervishin makinen apo vjedhin pasyren nese nuk e parkoj makinen ne parkimet qe ka Karaj ne lagje. Pra me duhet t’i paguaj policit, qe e kam paguar nje her me taksa, 15 mije leke per cdo muaj.
Do shes makinen e paret ketij derdimeni nuk ja jap !
ke harru ma kryesoren Andrea,
myslit , CORBA e Islamit
me kte fare gjithcka a e deshtu pa lind ala
Në vitin 1990 prodhimi i brendshëm (PBB) për frymë ishte rreth 639 USD, në vitin 2014 arriti në rreth 4600 dollarë për frymë ?
KUSH E THE KETE ?
PO NJE TJETER A KA TE DREJTE TE THOTE QE NE 1990 1 $ = 7 LEKE DHE NE 2015 1 $ = 126 LEKE.
PRA SIPAS LOGJIKES SE MERCENAREVE TE MASHTRIMIT ME STATISTIKA I BIE QE NE 1990 PBB TE JETE 126/7 X 639 $ = 11.502 $.
KESHTU O RROSH SELANIKU, ME FAL : Gaz e tare
Natyrisht por te jesh idiot so ti Agron mund te besh kete arithmetike banale. Por te dhenat qe jep Stefani jane marre nga statistika e Bankes Boterore dhe sipas tyre viti baze me te cilin krahasohen te gjithe te tjeret eshte 1990-ta. E kupton se çfar eshte viti baze? Eshte di per shemb ull te te marrim per baze krahasimi ty dhe meqenese je idiot te shikojme se sa pak idiote jane ate qe krahasojme me ty. Prodhimi per fryme qe permend Andrea eshte llogaritur duke zbritur zhvleftesimin e monedhes, qe do te thote se matja per te gjithe vitet eshte bere me vleren qe ka patur monedha ne vitin 90 duke zbritur inflancionin ose zhvleftesimin e monedhave qe eshte e njejta gje.
Andrea (ekonomisti)
Po te ishnja ne vent te Agronit do te thonja idioti i p…..t te sat eme,por meqe nuk jam, nuk po ta them.
p.s. Di gje banka Boterore per piramidat 1993-1997 ?
O zoteri boll citoni ca libra dhe beni referate…. behuni praktik. Nuk kemi shtet sepse nuk te le dora e serbo-grekut dhe ne BE ka lob te fuqishem prosllav dhe progrek. Te kane dhjere pronen, shkaterruan fabrikat (papunesi masive nxit korrupsionin si mbijetese, punen e zeze etj etj), te nxiten emigracionin masiv dhe coroditjen masive, te shkaterruan ushtrine, te legalizuan plepistet per te marre drejtesine ne qafe etj etj. Dora e serbit e grekut me veglat e tyre keto 25 vjet eshte kudo dhe pasojat jane katastrofale. Ti me citon referate! Zgjidhja e vetme eshte patriotizmi dhe reciprociteti me BE (ajo me viza, edhe ti me viza). Nuk behet qameti nese jemi jashte BE, pak vende jane jashte BE dhe jane mrekulli!!!! Rendesi ka te sjellim BE ne vend. Dore e forte ne zbatim ligji dhe ndeshkim tradhetise kombetare.
2 e po kjo pune!
horrat dhe cubat e politikes bejne cdo paudhesi, me urdher dhe pa urdher vetem se…..(genjejne ppullin)do hyjme ne Europe, qe kur nuk ka per te hyre sikur qelibar te jete.
Me pelqen ideja dhe e kam menduar gjithnje: “Nuk behet qameti nese jemi jashte BE, pak vende jane jashte BE dhe jane mrekulli!!!! Rendesi ka te sjellim BE ne vend. Dore e forte ne zbatim ligji dhe ndeshkim tradhetise kombetare”
Brabo per komentin
Pse lodhesh kot o A.Stefani ! Pse nuk i bie shkurt : qe nuk ka sistem tjeter vec diktatures qe ta mbaje nen frena kete vend !
Z.Andrea, sinqerisht unë ju vlerësoj për objektivitetin tuaj dhe shkrimet apo diskutimet tuaja, ndësa për sa i përket diskutimit në këtë artikull unë kam disa sugjerime: E para shteti rreth 40 vjeçr në Shqipëri ka vepruar, me një burokraci që deri në vitin 1960 pati vështirësi kompletimi për mungësë të mos shkoollimit të trasheguar dhe mungesën e arësimit të lartë. Pastaj doli pengesë infrastruktura e organizimi i pa arritur për një ekonomi socialiste, ndërsa sistemet e taksave etj. ishin shumë të thjeshta.Shteti social na dorëzoi në 1990 një ekonomi me një pronar. Deri në vitin 1993 duhej të ishte ndarë prona,por ajo as u nda as nuk u vendos në efiçensë.Kështu që burokracia e re nuk ka administruar për të paktën 15 vjet pronën, nuk e ka zhvilluar atë,përkundrazi e ka tkurur e degraduar deri në 50% të saj. Në të njejtën kohë pullsia është zvogëluar rreth 40%. Dhe rritja e të ardhurave duke hequr kontributin e emigrantëve(vetëm unë kam sjellur mbi 100 000 $ ) nuk esht reale,dmth asnjë dollar nuk janë rritur të ardhurat për frymë nga rritja e prodhimit nga sistemi i ri ekonomik.Prandaj separi dhe urgjent duhej gjetur emri i pronarit mbi pronën e caktuar,që ende nuk është arritur,pastaj supërstruktura mund të stabilizohet, e cila pastaj bën punën e saj. Supozojmë një rast me shkelje të të drejtës se pronës: X përson i ka marrë y përsoni pasurinë me njërën nga format korruptuive, por e ka vënë atë në efiçencë , shoqëria do të kishte të mira….ndërsa ndërtimet pa leje si gjatë bregut të Lanës nën bekimin e Kelmendit apo Brojkës, u shëmbën ,kur mund të ndërtoheshin diku tjetër si ndërtesa apo aktitete ekonomike që do të jepnin produkt për 100 vjet.Unë vetë kam propozuar që pronat e ministrive mos të ndaheshin nga lokalet, por deri sa të gjindej pronari i ri të administroheshin si përpara….Premtimin për mirëadministrimin e pronës nuk e mbajtën partitë në kundërshtim më statusin e tyre …..e lanë pa zot, për ta zhvletësuar,,,,……ose për ta pushtuar…….Mos harroni si ka qënë e rrethuar Tirana nga fermat që vitët 1960….
Prandaj nuk e kuptoj si janë rritur të ardhurat ?
ZOTI ANDREA
LEXOJ ARTIKUJT tuaj dhe shohe qe mundohesh te paraqesesh shume qarte gjendjen reale tekmoa realizimet dhe korrupsionin dhe ikrimalizimin e tre pushteteve qeveriste ligjevenese dhe drejtesise por a kane ekzistuare keto ne sustemin e me parshem them me bindje se jo ne sistemin e pare ( DUKE PATUR PARASYSH PARA VITEVE !)(=) nuk ka pasur korupsion kete e tregon se edhe pas 25 vjetesh nuk ka pasur persona qe kane vene pasuri sepse skemi as denoncime pushteti lokal ka patur pamvaresi edhe pse jo te plote kurse drejtesia ka patur neshtrim partiak me shperblime ne karrier dhe jo me perfitimekurse sot nenshtrimi jo veren qe eshte partiak por ploteson deshirat eshume individeve te kupoles partiake ne ate kohe ne gjykate te gjithe ishin te aesimuare dhe jo me diploma falso dhe kurse disa mujor (kjo vertetohet me ngeljen dhe mos marjen e diplomes edhe nga femijet e drejtuesve ne rrethe profesoreve e te tjere kurse sot me diploma jane dhe kafshet e shtepise se drejtusve te niveleve te me parshem SOT jane cvlersuar normat e sinqeritet aftesit profesionale dhe vullneti per punen se servilizm dhe korruptimi i medhjeve mper dhenije intevistash te hape rrugen e karrieres
Si quhet ajo shkenca,qe ja merr paret,pronat e vjedhura Sali Berishes ,Gjin Gjonit dhe me ato pare ngren rrogat e punetoreve???
Sot Shqiperia eshte e korruptuar se ka nje bajge politike te ndare me dysh qe quhen PS e PD qe ja merr ne goje gjith diten atyre te BE kur jane ne pushtet. Qe mbledhin kur jane ne pushtet gjithe ato fekalet e gazetarise apo analisteve qe i kane patur kunder. Mbledhin prane e bejne deputet gjithe ato bythperdredhur qe i afrohen per pushtet. Lepijne bythen e c”do flok pa krehure qe sjell BE per te dhene ” mesime “. Behen kurva ne dem te popullit e ne te mire te BE ( Bythqireve Europiane ). Duan korrupsion e llum kur kane qeverine e duan anti-korrupsion e pasterti ne opozite. Prandaj ka korrupsion dhe ti mor A. Stefani je nje llum qe ke sherbyer vetem per te llustruar cizmet e pushteteve te korruptuar e nuk mund te tregosh ti me gisht asnje se je vet pleher e ketij sistemi.
sa intiligenta qe jEni more ;;ja veni fajin grekut serbit amerikes ;;; nuk e shikoni se fajin e keni juvete qe i lejoni berishe bashen meten dhe ramen tju vjedhin tju marrin per idiota me llafe boshe ;;;premtime kot ;; dhe ju si lope i shkoni ng apas ;;;; futini ne burg kata merrini te gjitha leket qe kane vjeshur per 20 VJET DHE PASTAJ VENDOSNI NJE PARTI DEMOKRATIKE PA VJEDHJE DHE ME LIGJE QE GJUKATESIT TE HIQEN TE SHIKOHEN KU I KANE GJETUR LEKET ..DHE SHIKONI DEMOKRATET NE FRANCE NE GJERMANI …MERKEL SARKOZI NIK VIJNE NGA FAMILJE KOMUNISTAS .DHE JANE TE DREJTE ..
Moj e mjera Shqiperi, me pushtetare faqezi…Ne fillim katunari i Bulgajetit, mori e vuri kuroren e mbretit…Pas tij erdhi nje Hoxh nga Jugu, shkerdheu shqiptaret me fort se turku….Kur vdiq la nje kok-susak, qe na le pa buk ne bark…Pas tij erdhi nje malok-muti, gjithe shqiptaret ne fajde futi…Sot ne fron nje piktor-koti, me rrot ka.. e me idioti…Me keto pushtetare te Shqiperise, duhet djegur libri i Historise…
brv hasani….hahahaa.
Shkerdheni
Me pak fjale se i ke ra gjate mor z. Stefani. Ne shqiperine tone ka nje krize totale morale, ku hajdutit i themi bravo, dhe te ndershmit injorant, si ka mundesi kjo te behet mode edhe nga intelektualet shqiptare, qe q.. ne by..me presionin me te vogel nga politikanet e majte apo te djathte qofshin. Pra nje krize morale e pa riparueshme nga vete ne shqiptaret, Ka vetem nje zgjidhje kjo pune. Te behet me me referendum popullor protektorat i nje shteti perendimor per 100 vjet,si psh, i Gjermanise, Te fillohet nga zero cdo reforme ne shqiperi. Perfundimisht shqiperia nuk behet me shqiptare. Fuck all politikanet ne shqiperi. God bless Albania.