Nëse në Facebook të shfaqet një fotografi e mbretit të Tajlandës, dhe ti e bën atë ‘Like’ mund të jetë një ide e keqe.
Një tajlandez rrezikon 32 vjet prapa hekurave pasi, ai kishte pëlqyer një foto qesharake ku shfaqej Mbretit Bhumibol Adulyadej.
Çdo njeri në Tajlandë i cili akuzohet për ofendim të mbretit, që tani është 88 vjeçar, rrezikon mbi 15 vjet burg.
Koloneli Burin Thongprapai, zyrtar ligjor i ushtrisë ka thënë: “Me 2 dhjetor ai e kishte prekur butonin ‘Like’ në një foto të bërë me Photoshop të mbretit, dhe e kishte shpërndarë atë me 608 shokë”.
Dënime dhe ndjekje të këtilla penale janë bërë më të zakonshme qysh nga viti i kaluar kur ushtria e kishte marrë pushtetin.
Disa avokat tajlandez për të drejtat e njeriut, të cilët janë grup legal për ta ndihmuar z. Thanakorn, kanë thënë se ata nuk ia kanë idenë se ku janë duke e mbajtur atë.

…ku shfaqej Mbretit Bhumibol Adulyadej. Burin Thongprapai, z. Thanakorn,….dhe….. turli !
Po mire, me pranoni tju bej nje pyetje ju lutem……I paguani keta ” gazetare ” per kete fare pune qe bejne , apo ju ndihmojne falas ? jane kaq te zgjuar , sa qe duhet ti lexosh nga tre here shkrimet e tyre , nese do te marresh vesh dicka !