VIDEO/ Gaz lotsjellës edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Saimir Lleshi

Përveç në sallën e seancave plenare, deputetët e opozitës lëshuan gaz lotsjellës edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja u thirr nga kryeparlamentari Kadri Veseli, por nënkryetarja Parlamentit nga radhët e Vetëvendosjes Aida Dërguti ka lëshuar gaz edhe në këtë mbledhje.

“Kuvendi i Kosovës, përkatësisht shumica, në pamundësi për të bërë presion në Qeverinë për të tërhequr marrëveshjet, po bën presion në Opozitën për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit”, ka thënë Dërguti.

Më pas, të pranishmit u larguan nga salla, por mbledhja po vazhdon në një ambient tjetër të improvizuar. Aty ndodhen të gjithë deputetët e partive në pushtet, por jo ata të partive opozitare. /Dita/


aida derguti by GazetaExpress

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *