“Monstra”, Apeli në Shkup rikonfirmon dënimin me burg përjetë për të akuzuarit

Saimir Lleshi

Gjykata e Apelit në Shkup ka rikonfirmuar vendimin për dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit e rastit Monstra.

Megjithatë, procesi gjyqësor është vënë tejet shumë në dyshim, shqiptarët e akuzuar do të mbeten në burg të përjetshëm nëse nuk do të ketë rigjykim më vonë.

“Gjykata e Apelit, duke vendosur mbi ankesat e Prokurorit Publik në Prokurorinë Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup dhe të akuzuarit, ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Shkup në lëndën e njohur për opinionin si ‘Monstra’”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Ankesat e palës mbrojtëse janë refuzuar si të pabaza dhe me këtë mbetet në fuqi vendimi për burg të përjetshëm për 5 të dënuarit në rastin “Monstra”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *