Përfaqësuesi i LSI-së, Ardit Çela, i kërkon qeverisë që të tregohet më e kujdesshme në lidhje me prodhimin vendas.
Përmes një postimi në Facebook, Çela thekson se mazhoranca duhet të bëjmë çmos të rrisë prodhimin vendas, të lehtësojmë barrën e prodhuesve shqiptarë në mënyrë që të nxisim punësimin.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur diskutojmë për ndryshime ligjore që favorizojnë importuesit e birrës në kurriz të prodhuesve vendas.
Pavarësisht argumenteve që mund të jepen, mbi të gjitha është çështje koncepti, jo vetëm në këtë sektor, ne duhet të bëjmë çmos të rrisim prodhimin vendas, të lehtësojmë barrën e prodhuesve shqiptarë në mënyrë që të nxisim punësimin.
Politikat fiskale dhe ekonomike duhet të orientohen drejt rritjes ekonomike, nxitjes së punësimit dhe shpërndarjes më të drejtë të të ardhurave”, thekson Çela.

Shkon kontrolli i ujesjellesit dhe prish sahatin e ujit tek birra KAON,(Eshte i filmuar nga kamerat e sigurise)dhe pastaj vendos gjobe 30 miljon leke fabrikes,pse esTatim-taxat,kane nisur nje lufte te eger kunder fabrikave te birres se vendit,per t`i mbyllur aktivitetin me qellim shitjen e birres se importit.Duke favorizuar importin e birres ne kurriz te birres vendase,zyrtaret e qeverise Rama marrin pjesen e tyre.Kjo po intensifikohet me rastin e festave te fund vitit,kur birra vendase preferohet nga shqiptaret.Birra e huaj e importuar,me etiketa lowenbrau etj,nuk eshte birre origjinale gjermane,por prodhim serb dhe maqedonas,qe nuk ploteson parametrat cilesore.Vetem ne tre fabrika birre muajin e fundit tatim taxat,kontrolli alkoolit,ujesjellesi kane ushtruar terror,duke vene gjoba deri 200 miljon leke,per ti mbyllur fabriken.Psh.i japin urdher te ule % e alkoolit nga 6% sa eshte norma ne 4.5%.Pasi kjo gje realizohet,ushtrojne nje kontroll te dyte dhe e gjobisin me 30 miljon leke pse ka ulur perqindjen e alkoolit poshte normes.Kesaj i thone:”Cfare uji i dhe gomarit.
hte prishur sahati i ujit,qe e prishi vete!!!!! Muajin dhjetor,qe eshte muaji i festave rritet akciza e birres vendit,shkon ne 10% te prodhimit,vetem e vetem qe te rritet artificialisht cmimi i birres se vendit dhe te shiten plehrat e Maqedonise,Serbise dhe greqise.