Alfa Romeo do të rikthehet në Formula 1 në 2017-n

Dita

Ndryshe nga herët e tjera që Alfa Romeo është përdorur vetëm si motorr në makinat e tjera, këtë herë do të jetë vetë në pistë. “Alfa Romeo, është e mahnitshme se si ka mbetur në zemrat e njerëzve,” shpjegon presidenti i Formula 1. “Ne jemi duke menduar një rikthim të saj në Formula 1. Koha e nevojshme për të krijuar skuadrën Alfa Romeo, vetëm pak vite”.

Skuderia Alfa Romeo, në të cilën ishte i përfshirë edhe Enzo Ferrari, ishte aktive në Formula 1 që nga viti 1950 deri në vitin 1985, dhe si furnizues motorrësh deri në vitin 1988. Kampionatin e parë e fitoi në vitin 1950 me pilot Nino Farinan dhe në vitin 1951 me Juan Fangio. Në total ka bërë 110 gara duke marrë 11 fitore.

Statistikat e Alfa Romeo në Formula 1:

110 gara

11 fitore

12 pole position

26 herë në podium

1950, 1951 kampione në F1

1985 – viti i fundit i garimit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *