Një ditë më parë, në seancën parlamentare pritej të votoheshin dekretet e presidentit Nishani për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Por dekretet presidenciale janë tërhequr nga rendi i ditës në minutën e fundit dhe shkak për këtë është bërë pamundësia e maxhorancës për të realizuar miratimin e tyre. Dekretet për emërimin e Gani Dizdarit në Gjykatën Kushtetuese dhe Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë mund të miratoheshin me shumicë të thjeshtë, por maxhoranca nuk i kishte votat e mjaftueshme. Sipas TV A1 Report, i cili kontaktoi me kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Lefter Koka, heqja e dekreteve është bërë për shkak ët mungesës së kuorumit të mjaftueshëm. Por mediat sot shkruajnë se shkak ka qenë pikërisht refuzimi i LSI-së për të votuar dekretet. Ky refuzim mendohet se ka të bëjë me mospërfshirjen në listën e dekreteve që do të hidheshin për miratim edhe të dekretit të mëparshëm të propozuar nga ish-presidenti Bamir Topi për Artan Hoxhën, që rreth një vit më parë u propozuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese në vend të Plarent Plloçit.
Pak ditë më parë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e cilësoi anormalitet një fakt të tillë.
“Lidhur me mosshqyrtimin e dekretit për gjykatësin Artan Hoxha, ne e vlerësojmë si një anormalitet, sepse çdo dekret i Presidentit ka detyrimin ligjor që të merret në shqyrtim nga Parlamenti dhe ky i fundit mund të shprehet pro apo kundër sipas gjykimit të tij, por ka detyrim ta marrë në shqyrtim dhe të shprehet me votë për të”, u shpreh Vasili në një konferencë të pak ditëve më parë.

S ka mundesi qe te gjithe Kanalet Televizive merren me Berishen..???!!!Ai qartazi genjen,shtremberon te verteten.Ka vene njerez qe thone -e shikoni kete burre,Berishen,ai eshte udheheqesi me i madh shqiptar pas Skenderbeut dhe Berisha qesh si nje idiot i lindur. Bojkotojeni kete te marre pa qene vone.Sala do ti vjedhe prap zgjedhjet me te gjitha menyrat qe te kete mundesi.Mos u beni naive! Berisha humb gjithcka po humbi zgjedhjet.Media e pavarur dhe opozitare duhet jo vetem ta injorojne Salen dhe te tregojne krimet qe ka bere ky njeri.
Respekte Zhani .Ku i shkohet mbrapa per lajm ketij idioti .Ky perdor droge se nuk i pusho goja nga mengjesi deri ne darke,kurse kamarieri Kombinatit nuk thith me.