U arrestua postieri, një vit pa marrë pensionin

Dita

Në Shushicë të Vlorës, rreth 200 pensionistë dhe invalidë kanë që në dhjetor të 2014 pa marrë atë që u takon ligjërisht; pensionin dhe pagesat mujore.

Arsyeja se përse nuk u është derdhur pensioni për një vit me radhë është aq banale saqë vetëm në Shqipëri mund të ndodhë.

Fiks Fare denoncoi këtë të hënë rastin e pazakontë të pensionistëve të Shushicës. Gazetarja e Fiksit udhëtoi në Risili, rreth 5 kilometra larg qytetit të Vlorës pas denoncimit të mbërritur në zyrat e emisionit, ku një pensionist jepte arsyet se përse nuk u kalohej më pagesa që u takon.

Pensionistët thonë se në dhjetor të një viti më parë, personi që shpërndante pensionet në postë u arrestua për abuzime me paratë e energjisë dhe për këtë arsye pensionistëve të 3 fshatrave nuk u kaloi pensioni për muajin dhjetor.

Pensionistët thonë se janë ankuar tek drejtori i postës, i cili fillimisht u kishte thënë se duhej të prisnin sa të mbaronte hetimi. Por hetimi mbaroi në muajin maj dhe kur pensionistët dhe invalidët u paraqitën për të marrë pagesat përkatëse, drejtori u nxjerr një tjetër arsye.

“Pastaj na tha që duhet të mbarojë gjykimi përfundimtar”, thonë pensionistët.

Ata deklarojnë se janë ankuar edhe tek Sigurimet Shoqërore.

“Na thonë që problemin e kemi me postën, ne ua kemi kaluar lekët. Nuk keni punë me ne”, thonë pensionistët.

Share This Article
2 Comments
  • E arkivova dhe kete artikull. Do i bashkangjis dhe arestimin e 5-vjecares per “vjedhje” energjise elektrike dhe do t’a postoj kryerilndasit tone te palodhur si peshqesh per Vitin e Ri.

    A do i bashkoheni dhe ju te DITA-s inisiatives ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *