Mamaja e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në mes të Vlorës me një shpërthim eksplozivi ka treguar mbrëmjen e sotme se ka komunikuar me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke i kërkuar që të gjenden vrasësit e djalit të saj.
Gruaja tregon se kishte komunikuar me ministrin, pas shpërthimit me eksploziv që i ndodhi babait të Saimir Tahirit.
Duke folur në emisionin “Xhungël” të gazetarit Artan Hoxha, mamaja e Skerdilajd Konomit ka treguar se, i kishte dërguar një mesazh ministrit Tahiri duke i thënë: “Këta të tutë i gjete shpejt, gjeji edhe vrasësit e djalit tim”.
“I bëra një SMS ministrit dhe më mori në telefon. Më tha që nuk mund të takoheshim, por më shkruaj në email.
I shkruajta dhe i thashë që emrat e vrasësve të djalit tim janë disa dhe ata lëvizin të lirshëm nëpër Vlorë”, ka rrëfyer mamaja e Skerdilajd Konomit për gazetarin Artan Hoxha.
