Nis armëpushimi në Jemen

Saimir Lleshi

Një luftë po ashtu e gjatë në Jemen duket se do të marrë fund. Sot ka nisur armëpushimi midis militantëve të mbështetur nga Irani dhe qeverisë të mbështetur nga Arabia Saudite.

Armëpushimi ka nisur në orën 09:00, ashtu sikurse ishte parashikuar. Zëdhënësi i koalicionit, Ahmed al-Assiri, konfirmoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi.

Forcat militante kanë ende kohë për tu deklaruar nëse ata do t’i binden armëpushimit apo jo. Koalicioni  saudit në Jemen lufton rebelët Huthi.

Ofenziva e nisur prej disa kohësh nga Arabia Saudite, ka për qëllim të rikthejë presidentin e Jemenit në pushtet, i cili është rrëzuar nga rebelët. Rebelët Huthi kontrollojnë shumë pjesë të Jemenit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *