Shpërblim për pensionistët dhe invalidët, jo për administratën

Saimir Lleshi

Administrata publike nuk do të përfitojë shpërblim me rastin e festave të fundvitit, por pensionistët dhe disa kategori të tjera.

Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë po përgatisin vendimin që pritet të miratohet në qeveri gjatë ditëve në vazhdim.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe tha se shumë shpejt qeveria pritet të marrë vendimin në fjalë.

Qeveria, sipas tij, ka autorizuar tre ministritë e linjës për krijimin e fondit special për shpërblimet, konkretisht ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

“Edhe vitin që shkoi ne nuk shpërblyem në total administratën. Kemi shpërblyer vetëm në sektorë si arsim, shëndetësi, mjedis, polici e shtetit, zjarrëfikës etj me radhë që kanë pasur rezultate dhe kontribute gjatë vitit ushtrimor dhe buxhetit të shtetit në 2014.

Besoj se duhet të përbushim detyrimet tona përkundrejt kategorive sociale që janë në nevojë dhe duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj atyre kategoriëeve të shërbimeve publike që vërtet kanë shërbyer dhe kanë arritur rezultate në shërbimin e tyre përkundrejt qytetarëve të Shqipërisë. Më shpërblime që hani të gjithë dhe pini të gjithë nuk mund të ketë”, sqaroi Braçe.

Shpërblime pritet të marrin edhe një kategori policës që kanë marrë pjesë në aksione të rëndësishme. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • O brace po si ske turp mor eedhe me ate 10 mije lekesh te qelbur do shisni mend? Paskeni qene ndyresira pa fund

    • Shperblimi per te gjitha kategorite e pensionisteve do te jete 500.000 lek te vjetra ose 50.000 te reja per sejcilin. Shume e sigurt.E gezofshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *