Lulzim Basha ka takuar sot Kancelaren gjermane Angela Merkel. Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se ka marrë pjesë në kongresin e CDU në Karlsruhe. Basha thotë se ka takuar eurodeputetë, deputetë të Bundestagut, ministra të kabinetit qeveritar, etj.
“Shpreha shqetësimet për situatën e rëndë që po kalon vendi ku Edi Rama ka instaluar shtetin e të padrejtës i cili dhunon qytetarët duke shkelur ligjet e vendit dhe mbron krimin e korrupsionin duke bllokuar hetimet për megaaferat korruptive”, shkruan Basha.
STATUSI I PLOTE I BASHES NE FACEBOOK
Gjatë punimeve të kongresit, të partisë së kancelares Angela Merkel, mbajtur në Karlsruhe u takova dhe bashkëbisedova me drejtues të lartë të CDU-së dhe Partisë Popullore Europiane, me eurodeputetë, deputetë të Bundestagut, ministra të kabinetit qeveritar, etj.
Korrupsioni, krimi me lidhje qeveritare, rënia e shtetit ligjor dhe shkatërrimi i zgjedhjeve si shkaqet kryesore të krizës ekonomike, politike dhe sociale ishin në qendër të diskutimeve me presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul, kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë Norbert Lammert, kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian Elmar Brok, me zëvendëspresidentin e Partisë Popullore Europiane dhe eurodeputetin gjerman David Mcallister, ministrin e Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së Peter Tauber, kryetari i grupit parlamentar të CDU-së Andreas Lammel etj.
Shpreha shqetësimet për situatën e rëndë që po kalon vendi ku Edi Rama ka instaluar shtetin e të padrejtës i cili dhunon qytetarët duke shkelur ligjet e vendit dhe mbron krimin e korrupsionin duke bllokuar hetimet për megaaferat korruptive, siç është afera CEZ prej 600 milionë eurosh dhe ministrat e zhytur deri në fyt në vedhje dhe lidhje me krimin e narkotrafikantët, ndër të cilët është ministri i Brendshëm i faktuar botërisht për lidhjet e tij me narkotrafikun. Revolta popullore që ka shpërthyer në të gjithë vendin dhe numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë është dëshmia më e qartë e situatës së rëndë ekonomike, papunësisë që shtohet dhe dhunës qeveritare ndaj të pamundurve
Buxheti i ri me rritje taksash, dhe shpenzime për luks qeveritar dhe asnjë investim për hapje vendesh të reja pune, tregon se qeveria “Rama” nuk ka asnjë plan per nxjerrjen e vendit nga kriza por do ta thellojë atë dhe vjedhjen e korrupsionin.
Të gjitha kategoritë shoqërore ndihen të goditura dhe të poshtëruara, theksoi kreu democrat, dhe ndaj vazhdimi i kesaj keqqeverisje është një humbje më e madhe, një kosto shtesë për vendin, për çdo familje, për çdo shqiptar dhe një rrezik i madh që i kanoset demokracisë dhe shtetit ligjor.
Kjo gjendje po shton revoltën dhe zemëratën popullore, e cila po përkthehet në protesta të njëpasnjëshme, duke sjellë në vemendje pjesëmarrjen në mitingun madhështor të datës 8 dhjetor.
I njoha bashkëbiseduesit me programin qeverisës të Partisë Demokratike i cili synon t’i japë frymëmarrje ekonomisë përmes uljes së taksave, një klime pozitive besimi që do të kontribuojë në vende të reja pune me paga më të mira. Ky program i cili hartohet edhe me asistencën e partive simotra gëzon një mbështetje të madhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve.
Bashkëbiseduesit janë interesuar dhe për ecurinë e procesit të dekriminalizimit, ligj për të cilin pritet të miratohet së shpejti. Shpreha shqetësimin për zbatimin e tij nga kreu i Partisë Socialiste i cili është autori kryesorë i promovimit të personave të inkriminuar në poste të rëndësishme të administratës, qeverisë dhe në Parlament.
Shitblerja e votës, një fenomen i shfaqur masivisht në zgjedhjet e fundit vendore qe u reflektua ne raportin e OSBE- ODHIR-it, ishte çështje që dominoi diskutimet me personalitetet e larta të politikës gjermane dhe europiane.
Me këtë qeveri të faktuar si shkatërruesja e zgjedhjeve vendore, Shqipëria nuk mund të ketë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor dhe as zgjidhje për situatën e rëndë ekonomike. Zgjidhja, eshte qeveria teknike e cila do të përgatise dhr garantoje zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pata kënaqësinë e një bashkëbisedim të shkurtër edhe me kancelaren Angela Merkel të cilën e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë sikundër vura në pah shpresën se Gjermania do të jetë në mbështetje të ëndrrës europiane të shqiptareve ashtu siç mbështeti fuqimisht dhe liberalizimin e vizave.



Bravo Legen, si gjithmone ne momente kyce i gatshem ne perbaltjen e Shqiperise! Eshte e cuditshme si perkojne ngjarjet ne Serbi me perbaltjen Shqiperise! Dje ka filluar bisedimet perfundimtare per hyrjen ne Europe Serbia dhe me te drejte k/ministri i saj deklaron “Me ne fund po futemi ne familjen ku bejme pjese ” K/ministri Vucic e te tjere po punojne pa nderprerje per pranimin e tyre si shtet serioz ne familjen europiane! Bravo i qofte , mbasi jane te pranuar edhe nga Rusia edhe nga Europa!Ndersa lakejte dhe sherbetoret tane po bejne cmos qe te na perbaltin duke filluar gjoja perbaltjen me njeri tjetrin.! Ka me kriminel se Basha qe vodhi 240 milion , qe vrau 5 persona ne qender te Tiranes , qe organizuan gjithe hajnat dhe kriminelet e Shqiperise! Dhe jane po keta kriminele qe levizin si nga e djathta ne te majten sipas interesave te tyre!
Do e besoja,ne se do thoshte se,ju ka dhene doren kaq vetave gjate ketij Kongresi dhe kaq.Do e besoja gjithashtu,se ju ka trajtuar te gjitha ato cka shkruan me siper,ne se Kongresi do te ishte i PD-se dhe jo i CDU-se Gjermane.Nuk e besoj se ka Gjerman,I cili te degjoje kaq shume “argumenta”,ne nje takim pak sekondash,pa te dhene ndonje mendim per c’ka i thua…
.Ne foton qe ka botuar,me zonjen Merkel,duket hapur se nuk po i shpreh asnje “ankese” nga ato qe ka shkruar ne status.Qe te dy jane te qeshur,pra nuk po “trajtojne” dicka serioze.Me siguri,ky po i thote kush eshte,prej nga vjen dhe kortezine e rradhes,per veshjen dhe paraqitjen e saj.Ne se eshte e vertete,se ketij i qeshet me ato qe i “ankohet”,zonja Merkel nuk eshte nga ato,e cila te t’i mirratoje keto “mangesi” dhe t’i qeshe fytyra.Po ti besonte Merkel keto qe i “thote” ky palaco cirku,ajo me lehte do te qante se te qeshte…
Mendoni ju se Merkeli ka ndenjur gjatë për të dëgjuar broçkullat e Lulushit, apo harroni sa të aftë janë këta për të mashtruar opinionin me fallsitete dhe gënjeshtra?
Ne foton e dyte,nuk e di me ke eshte,por shoh nje dicka tjeter:
Nuk flet ky,e ti tregoje brockulla,por flet Gjermani dhe ky e degjon si guhak…
Bash ka bere foto me Merkelin, llafet ua ka thene atyre te tjereve qe nuk kane gje ne dore, ose qe jane te bleret e Berishes dhe bashes, me cfare? Me parate dhe pronat e shqiptareve.
Cila ishte pegjigjia e Merkelit? Se di njeri, perderisa nuk shkruhet nga Basha. dhe nga Merkel. Pra Basha ka bere nje komunikim te njeanshem, sepse nuk ka pergjigje nga Merkeli. ne kete menyre mund te komunikoje cdo njeri me Merkelin. Perfundimi. Basha nuk ka folur me Merkelin, po i ka cu leter asaj, ose e ka pershendetur Merkelin, sic pershendeten njerezit ne nje mbledhje apo kongres, ose ne rruge te madhe.
merkeli me mordenarin dhe smerlapin vrasesin
po ato bemat e tua a je the Merkelit o i shitur
Bravo lulushe ,tamam karstravec nga koka te kembet si baba yt qe po te rrit ,ç’fare thoshte ai ,ke thenè edhe ti,kopje moderne,.Te shohim me vone se ç’farè genjeshtrash do tè dalin nè shesh.
Bashe more qurash, mos u lodhe me Tradheti ndaj ketij kombi. Kur te qasen zgjedhjet do ta shikosh sa % do mare partia juaj e krimineleve.
A e ftoi qe te bej nje vizite ketej nga albanistani?se gjyshi i lulkes i ftonte te gjithe dhe asnje sja varte.
Merkeli do te vij kur lulush bibilushi te behet kminister(po e la salehu)dhe do bej kurban nje dem,jo qingj si atehere kur vodhi votat per kryetar bashkie.
Asnje shqetesim nuk paska shprehur lul-puthador-kusaro-krimineli per vonimin e reformes qilizme te drejtesise,,,,c’them dhe une,kujtoj litarin qe pret ndeshkimin e merituar te
krethemelesve te Shqiperise ,pas 1990-es.
Nese lajmi me siper eshte nje lul-produkt,besoj fort qe Kancelarja Merkel eshte e mireinformuar se perballe saj qendron nje vrases ekzemplar,nje kusar ekzemplar dhe nje puthador ekzemplar.
TUNG
.