Protesta, Basha mbledh 53 krerët e degëve të PD-së

Dita

Për të diskutuar mbi protestën që do të organizohet të enjten, 53 kryetarët e degëve të Partisë Demokratike janë mbledhur sot pasdite në një takim me Lulzim Bashën.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Lulzim Basha deklaroi se do të ketë protestë gjatë diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm për shkak të rritjes së taksave.

Kjo do të jetë protesta e dytë e opozitës brenda një harku të shkurtër kohor. Protesta e fundit, e cila u mbajt më 8 dhjetor kulmoi me shembjen e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *