Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsion aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit, funksioneve të Drejtësisë”.
Sot u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim, Nik (Besnik) Vojaçek (Braka), 50 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Prokuroria Durrës më datë 24.03.2015 ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Durrës, e cila e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Korrupsion aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit, funksioneve të Drejtësisë”, parashikuar nga nenet 319 të K. Penal.
Personi u dërgua për Ekzekutim të vendimit penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
