Grafite antishqiptare në Kërçovë

anazapta

Grafite me përmbajtje antishqiptare janë shkruar dy ditëve të fundit në qytetin e Kërçovës, në Maqedoni. “Vdekje për shqiptarët” shkruajnë grafitet në disa pjesë të qytetit, ku të dielën e kaluar, kandidati shqiptar Fatmir Dehari fitoi garën për kreun e komunës së Kërçovës. Grafitet nuk janë kursyer edhe në objektet e bizneseve të pronarëve shqiptarë. Këto mesazhe janë shkruar vetëm një ditë pas vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski në Kërçovë, ku ai porositi se vëmendja e veçantë do të mbetet për këtë komunë dhe se ajo ka qenë dhe do të jetë Maqedoni. / INA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *