PD kërkon mbarimin e mandatit për deputetin Rakip Suli

Saimir Lleshi

Në vijim të akuzave në lidhje me OSHE-në, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma thotë se ka depozituar në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Rakip Suli, pasi ka shkelur ligjin për konfliktin e interesin.

Milionat që merr çdo muaj nga OSHEE, sjellin automatikisht papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të Ramës”, tha ajo.

Sipas opozitës, aksionet e ndërtesës i kanë kaluar djalit të deputetit, Saimir Suli dhe ligji sipas saj, e ndalon këtë.

“Ky është shteti i korruptuar i Edi Ramës, ku në çdo drejtim, në çdo fushë është ngritur skema e ndarjes së milionave. Banda e hajdutëve të OSHEE, me porosi të Edi Ramës vazhdon të shpërndajë pako me miliona për njerëzit e kryeministrit, ndërkohë që me dhunën dhe arbitraritetin që tregon çdo javë lë pas një viktimë, një qytetar apo familjar të pamundur që nuk përballon dot errësirën në këtë dimër të ftohtë”, tha ajo. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *