Serbëve të Kosovës me dokumente të Serbisë u ndalohet kalimi në kufi

Saimir Lleshi

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mos lejojë në pikat e kalimit kufitar shtetasit serb që banojnë në Kosovë, por që kanë dokumente identifikuese të Serbisë.

Vendimi ka hyrë në fuqi mëngjesin e sotëm, dhe do të jetë në fuqi për një afat të pacaktuar.

“Ka gjasë që në këtë vendim ka ndikuar pakënaqësia e madhe e qytetarëve të përkatësisë serbe. Kemi pasur një situatë absurde, njerëzve nuk u lejohej që me letër njoftime të tilla të hynin në Kosovë, ndërkaq automjeteve me tabela serbe të qyteteve të Kosovës, u lejohej hyrja. Ky është një absurditet total”, thotë zëvendësministri i Punëve të Brendshme në qeverinë e Kosovës, Milan Radojeviç.

Autoritetet në Prishtinë thonë se vendimi i tillë është në përputhje me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të arritur në vitin 2011, përmes së cilës njihen vetëm dokumentet e lëshuara nga autoritetet përkatëse në Kosovë dhe Serbi, por jo dokumentet të cilat lëshohen nga organet paralele të Serbisë për Kosovën. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *