Pse jam skeptik për drejtësinë

redaktor

Kam tepër frikë, se edhe nëse reforma në Drejtësi bëhet, vështirë, tepër vështirë të gjejë zbatim.

Ndoshta dikush mund të thotë, pse kaq skeptik e pesimist? Jam i tillë se në drejtësi përsëri do jenë këta që ishin e akoma më keq, kur edhe në qeveri janë bijtë dhe nipërit e atyre që ishin për 70 vjet me radhë, që po mbajnë me çdo kusht njëri-tjetrin vetëm dhe vetëm për të mos dhënë asnjëherë llogari. Prandaj, që të mund të lindë një fije shprese e të duket pak dritë jeshile në fund të tunelit tonë shqiptar, duhet patjetër që në ndryshimet kushtetuese që do bëhen, të ketë një ligj shtesë: nëse reforma në Drejtësi nuk gjen zbatim, Bashkimi Evropian ose më mirë OKB-ja të ketë të drejtën që në vendin tonë të ngrenë një Prokurori dhe një Gjykatë Ndërkombëtare, duke sjellë nga jashtë prokurorë dhe gjykatës të huaj. Ndryshe ka mundësi që çdo gjë të mbetet në letër dhe mafia, krimi dhe korrupsioni që ka mbërthyer gjithë “shtyllën kurrizore” të shtetit, ndaj ne njerëzve të thjeshtë e sidomos ndaj ne pronarëve trashëgimtarë, të vazhdojë të bëjë kërdinë si deri më sot. Nëse vazhdojmë të ecim kështu, e pamundur që në këtë vend të ketë një shtet të së drejtës. Faleminderit!

 

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *