FIFA, Platini “snobon” Komisionin e Etikës

Dita

Presidenti i pezulluar i Uefas Michel Platini nuk do të jetë i pranishëm në seancën dëgjimore të Komisionit Etik të FIFA që do të zhvillohet këtë të Premte. Lajmi u bë i ditur nga avokatët e francezit të cilët me një komunikatë zyrtare sqaruan opinionin publik se klienti i tyre ka arsyet e nevojshme për të mos marrë pjesë pjesë në këtë seancë.

Fillimisht u tha se Michel Platini dhe Sepp Blatter do të merrnin pjesë në seancën dëgjimore që kishte programuar Komisioni i Etikës në FIFA për në datën 18 Dhjetor, ku do të jepnin sqarime për 2 milionë Eurot që francezi ka përfituar në rrugë jo zyrtare nga FIFA përpara disa vitesh, me firmë të njeriut që ishte në krye të këtij institucioni gjatë asaj periudhe, zviceranit Blatter, raporton Supersport.

Si Platini ashtu edhe 79-vjecari helvet janë pezulluar me 90 ditë nga Komisioni Etik i FIFAS dhe ende nuk po lirohen dot nga akuzat për korrupsion që kanë rënë mbi ta. Me vendimin e tij për të mos marrë pjesë në seacën dëgjimore të Komisionit Etik të FIFA-s, Michel Platini kërkon të shprehë indinjatën e tij të thellë ndaj një procesi që ai e konsideron tërësisht politik dhe që synon të ndalojë që francezi të jetë një prej kandidatëve për presidencën e FIFA-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *