Sekretari Shulku zbulon axhendën kuqezi

Dita

Kombëtarja do të grumbullohet në vendin e Europianit pesë ditë përpara startit, teksa nuk dihet ende nëse udhëtimet për në qytetet e ndeshjeve do të bëhen me avion apo me automjete

Ilir Shulku,  Sekretar i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur edhe një pjesë të axhendës se si Kombëtarja do të vendoset dhe të do të lëvizë gjatë ndeshjeve në grup në Europianin Francë 2016. i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ai u shpreh kështu: “Mund të lëvizim ose me tren ose me çarter. Nëse vendosemi afër Marsejës mund të lëvizim me tren. Mund të vendosemi ose në veri ose në jug të Francës. Po shikojmë nuk e kemi vendosur akoma se ku do të vendosemi.

Nëse jemi në veri do lëvizim me çarter. Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë në Francë 5 ditë përpara fillimit të kampionatit. Do të shkojmë në qytetin ku luajmë ndeshjen një natë përpara takimit dhe pas ndeshjes kthehemi në shtëpinë tonë ku jemi vendosur”.

Sakaq prej dy ditësh, Xhani de Biazi ka udhëtuar drejt Francës për të parë personalisht hotelin dhe vendet ku mund të stërviten kuqezinjtë. Edhe pse hotel de “Maguis”, pranë Kanës, është prenotuar, pra është bërë një pararegjistrim, mund të ketë ndryshim programi deri në fund të janarit, sipas rregullores së përcaktuar nga UEFA.

 

Share This Article
3 Comments
  • Canne Marseille ose lion nuk eshte larg 2 éore ;;por CAnne lens eshte TE PAKTEN 4…5 0RE …ME MIRE TE MARRIN AVIONIN PER NE LENS … KA NJE AEROPORT AFER CANNES DHE NUK ESHTE ME I SHTREJTE SE TRENI …

  • PERSE NUK I CON NJE AUTOBUZ TE MIRE FEDERATA …TA MARRI ME QERRA PER 2 JAVE NUK KUSHTON SHTREJTE … TE GJITHE EKIPET KANE AUTOBUZAT E TYRE ..PERSE NE JO … APO SKAN LEKE DUKA …HA HA HA HA HA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *