Peleshi: Opozita nuk ka asnjë argument për protesta

Dita

Zëvëndëskryeministri Niko Peleshi ka rrëzuar të gjtiha aludimet se koalcioni PS­LSI është lëkundur në funksionimin e tij. Në një intervistë për TemA TV, Peleshi flet për protestën e opozitës, për reformat e qeverisë dhe kostot që ato kanë shkaktuar. Zëvëndëskryeministri shprehet i bindur se shumica e popullsisë i ka pranuar reformat e qeverisë, qoftë atë kundër informalitetit, por edhe atë më të ndjeshmen kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Ai flet edhe për borxhin publik në rritje dhe marrëveshjen e qeverisë më FMN­në. Për zv.kryeministrin Peleshi, protesta e opozitës nuk ka argument, edhe pse thekson se çdo opozitë ka të drejtën e saj për të protestuar. Dhuna që sipas tij shoqëroi protestën e 8 dhjetorit, nuk është ajo që i duhet vendit dhe se bunkeri të cilin tentuan ta rrëzojnë protestuesit, nuk është një simbol komunist.

Për këtë Peleshi sjell si garanci, radikalizimin e kryeministrit Rama në vitin 1990 kundër komunizimit, çështje mjaft e diskutueshme. Peleshi e përjashton si përvojë të mundëshme në Shqipëri, kapërcimin e krizave përmes bashkëqeverisjes mazhorancë­opozitë, përvojë e njohur edhe në vende me demokraci të konsoliduar.

Ai thekson se polarizimi mes palëve nuk e mundëson një bashkëqeverisje për kapërcimin e krizave. Intervista në vazhdim në njeh me argumentet e zv.kryeministrit për stabilitetin e qeverisë dhe koalcionit PS­-LSI.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *