Policia austriake ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë lidhje me sulmet e Parisit. Sipas prokurorëve ndalimi i tyre është bërë në një qendër refugjatësh në Salzburg.
Robert Holzleitner, nga zyra e prokurorit të shtetit, tha se të ndaluarit kishte udhëtuar nga Lindja e Mesme. Ata u arrestuan, pasi dyshohet se bënin pjesë në një organizatë terroriste.
Sipas raportit të përgatitur, këta persona kishin udhëtuar bashkë më terroristët që shkaktuan sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku mbetën të vrarë 130 njerëz të pafajshëm.
