Dashi
Edhe pse dita e sotme pritet të jetë disi e ndërlikuar në shumë aspekte, sidomos në atë financiar, në fund do të ndjeheni të qetë pasi do t’ia dilni mbanë. Mirë dashuria.
Demi
Edhe për ju sot dita do të jetë në përgjithësi e mirë, duke qenë se vazhdon të dominojë një kuadër yjor favorizues. Marsi “disi i tërhequr” mund të jetë shkaku i hezitimit tuaj në rritje.
Binjakët
Pas një periudhe qetësie relative, duket sot do t’ju rikthehet dëshira për t’iu futur punës ashtu siç dini ju. Do të keni mbështetjen e Merkurit dhe deri diku të Hënës në një orbitë të mirë.
Gaforrja
Megjithëse Merkuri sot do të jetë në një orbitë që nuk ju favorizon shumë, në sektorin ku operoni nuk do të keni “kundërshtarë”. Por kujdes, sepse keni më shumë rivalë në dashuri.
Luani
Edhe pse keni kaluar një fundjavë në të cilën vërtet jeni kënaqur, duket se keni akoma nevojë për relax, Marsi dhe Saturni mund të bëjnë që sot të mos keni asnjë dëshirë të punoni.
Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita do të vazhdojnë edhe sot të jenë në një orbitë të favorshme për ju. Por që të arrini atë që dëshironi duhet të ndodheni në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
Peshorja
Largimi i Merkurit nga pozicioni i deritanishën duket se do të ndikojë negativisht, pasi sot idetë dhe fantazia do të jenë pika juaj më delikate. Megjithatë do të jetë ditë e favorshme për erosin.
Akrepi
Një moment i mirë për ju vjen pasi Merkuri kthehet pozitiv në shenjë, prandaj mund do ta keni kuadrin yjor plotësisht të favorshëm. Nostalgjia dhe melankolia sot kanë stimulin e hënës në shenjë.
Shigjetari
“Përplasja” e Afërditës me Marsit në shenjë do të jetë e tillë që do të reflektohet në karakterin e shumë të lindurve të kësaj shenje në formën më klasike të të qenit i padurueshëm dhe kontradiktor.
Bricjapi
Edhe për ju sot Merkuri do të jetë aleti më i mirë dhe nga kjo do të ketë përfitim aftësia juaj krijuese dhe fantazia. Nuk përjashtohet një njohje e re, që mund të ndryshojë jetën tuaj.
Ujori
Dita e sotme mund të jetë disi e vështirë, sidomos në orët e para, pasi është pikërisht momenti i hyrjes së Marsit “ngatërrestar” në shenjë. Rivendosni dialogun me partnerin.
Peshqit
Kuadri yjor sot duket se do të jetë shumë i favorshëm, sidomos për ata që merren me biznes e kryesisht me tregti, pasi do të jenë në ndikimin e Merkurit, që është edhe mbrojtësi i këtij sektori
