Gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet protesta e opozitës. Disa nga akset kyçe në Tiranë do të jenë të bllokuara, ndërkohë që është ndaluar parkimi në bulevardin kryesor të qytetit.
Paralel me protestën e opozitës pritet të zhvillohet edhe seanca parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Seanca parashikohet të zgjasë deri mëngjesin e nesërm për shkak se do të flasin dhjetëra deputetë nga mazhoranca dhe opozita.
Përtej sallës së Parlamentit, qytetarët nuk do të mund të qarkullojnë lirshëm për shkak të protestës. Trafiku në Tiranë sot ishte tejet i ngarkuar, ndërsa dhjetëra forca policie janë shpërndarë nëpër rrugë. /Dita/

Qveria ka kusuret e veta por policine e ndjejme ne cdo hap ne rruge.
Bravo Policia e Rendit!