Një ndjesë e turpshme

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Dëgjuam Kryeministrin Edi Rama të kërkonte falje në Shkodër për dekorimin që iu bë një veterani jurist nga Shkodra me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Unë nuk e njoh juristin se ai është nga veriu e unë jam nga jugu i Shqipërisë, por gjykoj se ndjesa e kërkuar ishte e turpshme. Së pari, se ajo dekoratë iu dha atij veterani për kontributin e dhënë në luftën për çlirimin e vendit dhe për këtë ai e meritonte plotësisht, si të gjithë veteranët e tjerë të LANÇ; së dyti, si jurist ai me siguri gjykimin e ka bërë në bazë të ligjeve në fuqi; së treti, pse u dashka rishikuar ligji për statusin e veteranët të LANÇ?! Për t’u hequr statusin veteranëve me “njolla” në biografi se kanë zbatuar ligjet e shtetit? Apo për t’i bërë qejfin kriminel Sali Berishës? Nga Pilingrijasi

 

Share This Article
1 Comment
  • Drejt e kini ngritur problemin por kujt ja thua,-anatemuesit te pare te Lancl ? Ku ha pyka pyka o Pilingrijasi ?Nderime !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *