Sot është 43 vjetori i lindjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
Kolegët e tij demokratë kanë vendosur një buqetë me lule në vendin ku ai qëndronte në sallën e Parlamentit.
Olldashi u nda nga jeta në nëntorin e dy viteve më parë pas një aksidenti në rrugën Tiranë-Elbasan.

