Protesta e Opozitës, flasin Paloka dhe Ristani

Saimir Lleshi

Protesta e opozitës po vazhdon pa dhunë përpara ndërtesës së Parlamentit.

Në fillim, fjalën e mbajti përpara protestuesve kryetari i grupit Parlament demokrat, Edi Paloka dhe më pas deputetë Genc Pollo, Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi.

“25 vite më parë, jo shumë larg nga këtu, studentët dhe qytetarët u mblodhën bashkë dhe i dolën përballë regjimit më të egër që kishte njohur ndonjëherë ky vend. Sot, 25 vite më vonë, jemi prapë në këmbë, në protestë, sepse nuk mund të pranojmë një tjetër regjim po aq i padrejtë, po aq represiv”, tha Paloka.

Ndërsa sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani tha se ka ardhur koha për të larguar këtë qeveri, duke shtuar se mijëra shqiptarë po ikin nga vendi. “Po miratojnë buxhetin që nuk do të rrisë rroga e pensione. Ndërkohë që populli varfërohet çdo ditë, këta vjedhin 400 milionë euro nga doganat. Kemi bërë opozitë konstruktive duke dhënë alternativa e duke kritikuar, por nuk vlejnë më kritikat, vetëm protestat”, tha ai. /Dita/

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • O Paloqe shume mire qe do e rexoni po sa per kujtese merni edhe ca brisqe roje me vete helbete se mos juduhen mbase kerkojne edhe ndonje sherbim me shume keta socialistet ku i dihet, por mos merrni shkumbe rroje te vuajne legenat pa shkume i ruani.

  • Paloqja i tha keto fjalet per regjimin me te eger ??
    ncuk ,nuk me besohet ,jeni gazete revizioniste 😛
    pa pyeteni babin e Paloqes ,si ishte regjimi …he pyeteni

    Paloqe , je i sigurt per atesine ti apo ….. ?????

  • E popull popull si nuk na krijohet mundesia qe te qeverisin paloqa dhe shishja e rakis ristani, imagjino ristanin ne qeveri dhe ka per ta bo shqiperin me domixhan rakie, skemi cfare te bejme jemi te pa fat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *