Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin iu drejtua me një fjalë Konferencës Vjetore të Avokatit të Popullit, duke theksuar se cilësia e një shoqërie matet nga dinjiteti ndaj më të dobtëve.
“Cilësia e një shoqërie matet me cilësinë dhe dinjitetin e jetës së më të dobtëve ndër ne“, tha ajo, ku ka nënvizuar nevojën që të gjithë të intensifikojnë luftën kundër diskriminimit ndaj çdo grupi të cenueshëm.
“Duhen marrë masa konkrete, veçanërisht kur kemi të bëjmë me fëmijët dhe gratë. Qasja e plotë në arsim, punësim, strehim dhe në kujdesin shëndetësor duhet të jetë standardi normal për gjithë qytetarët, përfshirë romët, personat me paaftësi, pakicat dhe personat LGBTI që përballen me intolerancë, veçanërisht në nivel vendor.”
Zonja Vlahutin tha se Shqipëria dhe BE kanë rënë dakord, në mënyrë të veçantë, se të Drejtat e Njeriut dhe Reforma e Administratës Publike janë mes 5 përparësive kyçe.
“Unë i inkurajoj diskutimet e sotme mbi qasjen transparente ndaj informacionit, barazisë gjinore dhe të drejtave të fëmijëve, të drejtave të grupeve të cenueshme dhe përmirësimin e shërbimeve publike në nivel vendor në reformën e re të decentralizimit të qeverisjes vendore”, tha gjithashtu ajo. /Dita/

Pellazget jane te gjithe te dobet
tani kemi nje qeveri “qytetare” plot me “cuna Tirone” qe ka mbushur burgjet me shtresat me te dobeta te shoqerise ndaj te cilave po godet pa meshire me taksidaret e qeverise.
Shettt, po flet Guvernatore Vllautin! Me lapsae bllok ne dore te gjithe per shenime. Na i tregon te gjitha kjo, pakicat kombetare, romet dhe…LGBT – Kjo kategoria e pederasteve duhet trajtuar me shume kujdes, eshte porosi e vecante nga BE. Se vete kjo BE nga kjo kategori ka shumicen e zyrtareve te saj. Ne mos, te gjithe!