Arrestimi i ish presidentit fqinj dhe Shqipëria si “rast i veçantë”…

Alqi Kociko

Svetozar Maroviç është një figurë kryesore politike në Malin e Zi fqinjë. Ai ishte pjesë e triumviratit që përfshin edhe “të përjetshmin” Milo Gjukanoviç dhe Momir Bullatoviçin, ish kryeministrin “e famshëm” që pranoi hapur se kishte bërë marrëveshjen me presidentin shqiptar Sali Berisha për lejimin e kontrabandës së naftës dhe mallrave gjithfarësh në vitet 90-të, duke thyer kështu embargon e vendosur nga OKB ndaj ish Jugosllavisë. Pasi Gjukanoviç u ftoh me Millosheviçin, Maroviç ndryshe nga Bullatoviç mbajti anën e të parit. U bë dhe presidenti i parë dhe i vetëm i krijesës me emrin “Unioni Serbi – Mali i Zi”, para se në vitin 2006 Mali i Zi të shpallte pavarësinë.

Maroviç është arrestuar dje, me urdhër arresti të prokurorit special Katniç, nën akuzën e abuzimit me fonde në qytetin kyç turistik, Budva. Tipik është edhe një detaj tjetër: Bëhet fjalë për korrupsion familjar! I biri, e bija, halla, vëllai… Shuma përflitet deri në 120 mln euro, por më shumë se shifra, fakti i vendosjes së prangave për figurën më të lartë politike deri më tani në fqinjin tonë veriperëndimor, nën akuzën e korrupsionit, është mjaft domethënës. Aq më tepër që Mali i Zi ka kërkuar këto ditë avancimin e çështjes së anëtarësimit në NATO.

Mbi vendet e Ballkanit, Perëndimi ka kohë që bën presion për një hap cilësor dhe konkret antikorrupsion. Ky hap kërkon që “askush të mos jetë i paprekshëm”. Para pak javësh, DITA ka shkruar mbi padinë ndaj ish presidentit rumun Iliesku, për katër vrasje (shifër dhe përkim interesant) të dyshimta minatorësh në një protestë në vitin 1991. Ne përmendim rastin kroat të arrestimit dhe dënimit të ish kryeministrit Ivo Sanader, një model që duhet ndjekur; kemi një ambasadore të BE-së në Tiranë, zonjën kroate Vllahutin, që krahas ambasadorit amerikan dhe atij gjerman, flet pa doreza dhe pa arra në gojë mbi atë se ç’duhet të bëjë Shqipëria në fushën e drejtësisë e që lidhet direkt me antikorrupsionin.

A mos “afrimi edhe gjeografik” i prangave ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë, drejt kufirit tonë, lajmëron për diçka?

Padyshim, gjeografia është shkenca e fundit që do na shërbente për të kuptuar ndonjë gjë më tepër lidhur me këtë. Kuvendi shqiptar dje miratoi me shumicë “diktatoriale” votash ligjin mbi dekriminalizimin, çka në raste të tilla është shenjë e mirë. Tani mbetet reforma e shumëpërfolur në drejtësi. Është cilësia dhe thellësia e kësaj të fundit, ajo që do na japë të kuptojmë nëse gjeografia e antikorrupsionit vlen për këtë rast. Nëse dekriminalizimi do na sigurojë se në politikë, Kuvend, administratën e lartë etj, këtej e tutje do kemi vetëm “gra e burra të mirë”, dhe çdo aferë e tyre do shkojë përpara kësaj drejtësie që kemi sot, atëherë nuk kemi bërë asgjë, përveç makijazhit të radhës.

Shqipëria nuk ka një prokuror special, çfarëdo që të nënkuptojë kjo.

Ky që kemi sot, i përgjithshëm por aspak special, ka lajmëruar disa shtatorë e disa vjeshta rresht, se do të bëhet hataja dhe do dëgjojmë çudira. I kemi hyrë vendçe dimrit 2015-2016 dhe asgjë nuk ka ndodhur. Dhe kjo, në fakt, është hataja e vërtetë. A do të ndjekë Shqipëria ndonjë linjë antikorrupsion, qoftë dhe e fundit e zinxhirit rajonal kontinental, siç e kemi bërë gjithnjë zakon në epokat e ndryshimeve të mëdha gjeopolitike? Apo do të mbetemi një “rast i veçantë”, siç thoshte Ramiz Alia, as lindje dhe as perëndim? Që në shqipen reale do të thotë as mish, as peshk?

Sot në Tiranë u zhvillua një protestë, e dyta e opozitës pas asaj të 8 dhjetorit të kaluar. Rradhët u tkurrën dhe militantët apo simpatizantët u mblodhën, dëgjuan fjalimet e liderëve dhe u larguan. Fakti që qeveria e koalicionit të majtë, megjithëse ka kryer disa gabime që në një periudhë krize ndërkombëtare (ekonomike e politike) i shumëfishon të pakënaqurit, sërish nuk kërcënohet seriozisht nga opozita, tregon se kjo e fundit jo retorikisht, por edhe në terren nuk ka sesi të mbledhë besimin e njerëzve. Edhe të atyre që janë zemëruar me këtë të majtë. Sepse është partia e ish zyrtarëve të pandëshkuar, e zullumqarëve që janë njëherësh edhe përgjegjës në masë të konsiderueshme, për pakënaqësitë e sotme. Janë mbi të gjitha, fajtorë të provuar në vjedhje fondesh e votash, vrasje e tradhti kombëtare.

Por një paralajmërim nuk mund të mos bëhet: Nëse ky vend vijon të mbetet “as mish e as peshk”; nëse shqiptarët e harrojnë pandëshkueshmërinë proverbiale dhe nën presionin e pakënaqësive të sotme hedhin pas krahëve krimet e djeshme, duke votuar sërish KËTË të djathtë, i kujt do të jetë faji?

Share This Article
14 Comments
  • Ajo qe harroni te shkruani eshte se drejtesia ne Mal te Zi kontrollohet nga Gjukanovic. Pra eshte nje drejtesi alla-Berishiane. Drejtesi te tille kemi e na tepron ne Shqiperi. Le te krijojme nje sistem te pavarur nga te fortet e momentit. Drejtesi qe denon Berishen dhe familjen e tij mafioze sot por qe denon edhe Ramen nqs vjedh e vret.

  • drejtesia vonon por nuk harron!ky po denohet per krime qe i ka bere para 10 vjetesh.prandaj dhe sales i intereson te dali ne protesta dhe ta mbaj peng kete vend sepse po nuk pati njerez nga pas do perfundoje si kolegu

  • A e njihni nje shpellar,president dhe kryeminister rrumpalle qe ia kalon atij,Maroviç?Ky eshte Sal-uk-ari-karraduzoviç qe fut feçken e tij ne çdo gjiriz si kerriç.Eshte shpirt e zemer katrani prej te cilit renqethet Albanistani.
    Ky eshte gojeshthururi Sal-uk-ari-karraduza,eshte llafazani gojeqelbur qe mban ere te keqe, gojen e tij nuk e lidhin as litari,as terkuza,eshte njeriu fjalebosh qe zhurmon si teneqe.
    Ky eshte djalli qe hyne ne çdo skute e vrime,eshte tartufi qe i sherbente tiranise si lugati, eshte komunisti fanatik qe shfaqte gjithe egersine,eshte njeriu delinkuent qe ben çdo gje se prapthi.
    Ky eshte nje dordolec qe tremb kafshet dhe zogjte,eshte nje paranojak qe vuan nga deliri i madheshtise,eshte sharlatani qe nuk di ç’ben e ç’thote,eshte shpifes-hajdut-vrastari i lirise.
    Ruhuni nga kjo monster se ju kafshon tines,ju lavderon ne sy dhe ju vret prapa shpines!

  • Nji za i therrun gjëmon nga Kulla,
    për poshtë tek unë ulur nën Hark,
    “Ndihmomë KARIZ, – tç pastë lokja”,
    se po m’xan si mi në çark.

    Hiç mos t’a nij – ja kthej un’ LOVE-s,
    kërkujt s’ja man me u mat me ty,
    gjall sa t’kem TROJN’ e Eifelit,
    tan tradhtar’t kan me shpëtu.

  • Deklarate e bere nga Edi Rama para 2 vjetesh:
    I uroj Saliut, pension te gjate e te qete, qe te shohi sesi do ndryshoj Shqiperia.

  • Vetem ne albanistan nuk do te ndodhin keto sepse ketu ne prokurorin tone nuk ka burra ,dhe kur them burrrra,e them per burra te ndershem ,trima dhe te pavarur.
    Kur shpetoi ai qe cfaqej me ze e figur qe merte evrot,as mos tu shkoj ne mendje qe mund te denohen te tjere ose ai salimaskarai qe e mbrojti ate qe numronte evrot.

  • E veshtire te ndryshohet ky vend pa u ndryshuar mentaliteti shqiptar i 100 viteve te fundit.
    Gjithmone do te kemi ne krye politikane qe per dy leke shesin edhe bythen.
    Per cfare shteti mund te flasim ne shqiptaret kur keta qe na qeverisin me votat tona kujtojne se jane “Te derguarit e zotit ” ne token shqiptare??
    Cfare shteti mund te krijojme ne kur te gjithe politikanet , luftojne vetem per karrike e per tu pasuruar??
    cfare drejtesie mund te vendoset ketu ku vodhen kaq vite e vjedhin prokuroret e gjygjtaret dhe nuk ju behet vone se ca thote mileti??
    Ke te fusi me pare ne burg drejtesia shqiptare ,ke politikan ,kur dihet qe shumica e politikaneve shqiptare jane hajdute ??
    Beni nje liste te politikaneve qe nga 90 e ketej e do shikoni se jane te gjithe te pasur,biznesmene ,me pasuri qe as vete se dine sa kane??
    Filloni nga krministri i pare Meksi,,Nano,berisha te gjithe milionere.
    Duhet te kuptojme se me vjedhjet qe kane bere me fondet publike ,,tani do kishim nje shqiperi tjeter.
    Urojme te rregullohet nje dite ky vend,mjaft me …

  • Nje mashtrim i ri i Dites : “Prit gomar te mbije bare , megjithese nuk kemi as toke dhe as fshatare !”

    Po afron drejtesia shoke ,
    mu afer kufirit
    prandaj rrini mbledhur toke
    ne byth te ullirit

    Duke ardhur eshte o trima
    vete drejtesia
    miu eshte duke hap vrima
    por eshte prishur taksia

    Ju mos u merzisni o shoke
    se nje dite do vij
    kur te mos kete mbetur mbi toke
    asnje Shqiperi !

  • komenti i ky shume i sakte, por me te gjitha keto lehesit te parlamentit nuk po i hyn as nje gjemb ne kembe. Ai gjen shesh eben pershesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *