Shqipëria e parafundit në rajon për cilësinë e infrastrukturës

Saimir Lleshi

Shqipëria është vendi i parafundit në rajon për sa i përket infrastrukturës rrugore. Infrastruktura është faktori kryesor për zhvillimin dhe forcimin e ekonomisë së një vendi.

Sipas të dhënave të këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 88 nga 140 ekonomi botërore për cilësinë e infrastrukturës rrugore. Shqipëria lë pas vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën në rajon.

Mali i Zi qëndron në krye për vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së, duke u ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia, përkatësisht në vendin e 73-t, 75-t dhe 78-t.

Të dhënat bëhen të ditura në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror, mbi Konkurrueshmërisë për 2015-2016.

Parametrat për studimin e infrastrukturës së marrë në konsideratë janë: cilësia e rrugëve, cilësia e hekurudhave, si dhe cilësia e shpërndarjes dhe furnizimit me energji. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *