Me qëllim për t’i inkurajuar, qeveria ka parashikuar shpërblim deri në 6 paga për inspektorët e Tatimeve.
Me anë të një vendimi, thuhet se ata mund të marrin dy herë shpërblime në vit me kusht që të arrijnë objektivat.
“Për të përfituar shpërblimet stimuluese për efektivitetin e shërbimeve dhe për kryerjen e shërbimeve me rrezikshmëri të veçantë, duhet që, brenda një periudhe 6-mujore të vitit kalendarik (janar-qershor/korrik-dhjetor), administrata tatimore të ketë tejkaluar planin e të ardhurave tatimore (përfshirë kontributet), për të paktën 3 muaj”, thuhet në vendimin e qeverisë. /Dita/
