Bregu-Ramës: Mos mbaj inate për interesa personale, voto tri ligjet

anazapta

Maxhoranca i kërkon sërish kreut të opozitës të votojë tri ligjet e mbetura pezull. Në një konferencë shtypi pasditen e sotme, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i bëri thirrje kreut të PS-së të votojë tri ligjet, pavarësisht se tashmë është e sigurt që statusi i kandidatit nuk miratohet nga BE-ja para zgjedhjeve të qershorit.

“Sot na ndajnë vetëm 23 ditë nga mbledhja e radhës e Këshillit të ministrave të jashtëm të BE, ku do të diskutohet zgjerimi i vendeve të Ballkanit, por fatkeqësisht jo Shqipëria, sepse nuk kemi votuar ende 3 ligjet që u vunë kusht për integrimin. Sot, kur kanë ngelur me pak se 8 seanca parlamentare, i bëj thirrje Edi Ramës ta lejojë opozitën në parlament të votojë 3 ligjet, që mbajtën peng statusin për tre vjet. Edi Rama, bllokove për 3 vjet aspiratën evropiane të shqiptarëve, urdhërove opozitën të bojkotojë e të mos votojë vetëm këto 3 ligje, ndërsa  ka votuar gjatë kësaj legjislature  jo pak por plot 133 ligje. Sot, kur ke marrë sigurinë se statusi i kandidatit nuk miratohet dot nga BE para zgjedhjeve, sot kur nuk mund të kesh më frikë se përveç reformave madhore, anëtarësimit në NATO e liberalizimit të vizave,  kjo qeveri do të hynte në zgjedhje edhe me fitoren e statusit të vendit kandidat, të paktën sot voto tri ligjet”, tha Bregu.

Ministrja e Integrimit shprehet se në deklaratë se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat dhe bllokimi i opozitës është një pengmarrje e vendit.

“Në 23 prill është Këshilli i Stabilizim-Asocimit, i fundit takim i palës shqiptare me BE para zgjedhjeve të 23 qershorit, ku, megjithëse si kofini pas të vjeli, ju duhet të tregoni se dini edhe të tërhiqeni nga pengmarrja. Shqipëria e ka merituar denjësisht statusin e vendit kandidat. Të ftoj Edi Rama që të gjesh forcën dhe vullnetin që të heqësh dorë nga bllokimi. Sot humbet edhe më shumë duke këmbëngulur tek bllokimi i votimit të tri ligjeve. Mos mbaj më inate për interesa të ngushta personale siç ke bërë deri më sot. Voto tri ligjet”, tha Bregu.

 

Share This Article
9 Comments
  • Shyqyr qe Saliu nuk ia feks nga ajo an se te ishte per Majlin dhe graria aty verdall do ti benin Salit.. DELETED

  • Akoma keni kurajo the beni thirje per votimin e tre ligjeve? Eshte me mire gjeni ndonje skut e fshihuni deri me 23 Qershor,prisni ndonje rast te volitshem per nje cike kontrabant ne interes te familjes mafjose si brenda e jashte vendit Zonja pseudointelektuale e shkaterimit (asnje here e integrimit).

  • Duro moj Majlindë se erdhën zgjedhjet që PD-ja me siguri do t’i humbasë.
    Dhe jam i bindur,ashtu si çdo shqiptar,që nuk do të të interesojnë 3 ligjet dhe integrimi i vendit tonë pas zgjedhjeve nëse nuk do të jeni në pushtet.
    Po nuk i fituat ju zgjedhjet,3 ligjet nuk do të marrin kurrë votën tuaj..
    Pastaj pse e ke aq problem votimin e 3 ligjeve,kur thua se je e bindur se vendi ynë nuk e merr statusin e vendit kandidat?!
    Mos vallë keni saju ndonjë vjedhje perfekte të zgjedhjeve e ju duhen ligjet e miratuara që pastaj të vazhdoni “reformat e integrimit”?!

  • Majlinda ka zevendesuar Minitsrin e Turizmit se kete pune ka kryer qe heret, per integrimin ka bere nje verre ne uje, se kete e paska Rama ne dore???. Zoti Edi votoji tre ligjet, per hater te zonjushe BREGUT , se mos e merr inat Sali Krimineli dhe e ben gazetare ne terren, per te marre ne intervista kurvat qe rrine ne semaforet e Italise. Edhe nje here ju lutemi z. Edi, merreni ne konsiderate kerkesen e Majlindes se do te shkruhet sevap.

  • Gjeli yt ne maje te çatise/i thur lavde qenujksalise/ sepse ti ia di marifetin/i ne ate zyren per integritetin. Vaj vatani, mjere mileti/na pat humbur integriteti/salberes dikush ia preku/ ia fshehu rama tek dybeku.Qeshu moj hiqe sikletin/se ligjet per integritetin/jane sekreti i perralles/ sa te mbushen xhepat e sales.Gjithe Evropa bën sehir/keta njerez kaq te veshtire/ndersyer kunder njeri-tjetrit/prej mallit te integritetit.Rrofte e qofte mbreti salbera/parajsen na e ka sjelle tek dera/kemi gjithe lumturine e botes/por na eshte shpuar fundi i torbes.Rrofsh moj e mira linda/ sa here vjen e iken stina/lutu qe qente e mehalles/ t’ia lepijne doren rrumpalles.

  • O shoqe Majlinda! Fajin nuk ta ka Edi Rama.Fajin e kane ato floket tende te gjate ,zhvillimi i te cileve te ka ulur aktivitetin e trurit dhe si rezultat kane sjelle nje gjykim te ceket tuajin lidhur me aprovimin e tre ligjeve.Nuk jane tre ligje por dy ligje e nje rregullore.Ju duhej te kishit dhene menjehere doreheqje nga detyra sa po moret njoftimin se Shqipera nuk u miratua.Merni shembull nga ish-kryeministri bullgar.Mos u merni me riciklimin e brockullave te shefit tuaj por me pune dinjitoze per zgjidhjen e ketij ngerci te pa kuptimte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *