Arsyeja e vërtetë

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

E nderuara DITA! Nuk e kuptojmë preokupimin e qeveritarëve për protestat e opozitës. Dihet se dhe për to ka ligje, mjafton të zbatohet ligji. Por populli e di shumë mirë pse opozita bën protesta. Ku e merr këtë moral t’u drejtohet përkrahësve të vet për të rrëzuar qeverinë pa asnjë alternativë bindëse? Sepse çka pretendon ajo janë vazhdë e punës së dobët të saj kur ka drejtuar vendin dhe për to humbi pushtetin. Jo ore jo, udhëheqja e opozitës kërkon shtyrjen e kohës për të mos shkuar para drejtësisë për gjëmat që ka bërë mbi këtë popull kaq të duruar. Duhet ta dinë të gjithë shqiptarët se ka ardhur koha të revoltohen me drejtësinë dhe me qeverinë e tyre për zvarritjen e realizimit të premtimit kryesor në zgjidhje duke dënuar shkaktarët e 21 Janarit. Çfarë po pritet që nuk po veprohet? Elektorati i majtë është shumë i revoltuar për këtë padrejtësi që po i bëhet në realizimin e këtij premtimi kapital, pasi këtë borxh ja ka jo vetëm familjeve të viktimave, por dhe gjithë elektoratit të saj. Koha nuk pret më. Pjetër Bubaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *