Të bukura, të reja dhe me një ëndërr në sirtar. Për ta realizuar, rruga e zgjedhur është ajo për të marrë pjesë në një konkurs bukurie.
Nuk ka asgjë të veçantë deri këtu. Sigurisht, nëse nuk do të bëhej fjalë që gjithçka pritet të realizohet në rrënojat antike të Babilonisë dhe konkursi në fjalë nuk zhvillohet në ndonjë vend të zhvilluar evropian, por aty ku konflikti i luftës zgjat tashmë prej dekadash.

Vajzat bukuroshe do të marrin pjesë në Miss Iraku, konkurs që do të kthehet të kurorëzojë mbretëreshën më të bukur të vendit (do të fillojë në 19 dhjetor) pas më shumë se 40 vjetësh që prej regjimit diktatorial të Sadam Huseinit.

Një ngjarje që provon të rikthejë në normalitet një vend të zhytur nga kaosi dhe varfëria ekstreme.




Gjona te omla …