Presidenti francez Fransua Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar të respektojë parimet e Bashkimit Europian për lirinë e lëvizjes.
Krerët e BE u takuan në Bruksel për të diskutuar mbi katër kërkesat kyçe të kryeministrit britanik, David Cameron, mes të cilave edhe ndalimin për katër vjet të benefiteve për të gjithë të huajt që jetojnë e punojnë në vendin e tij.
Pas takimit kameron tha se është bërë progres, por shtoi se nëse marrëveshja nuk arrihet në shkurt të 2016, në 2017 ai do të ftojë britanikët të vendosin në referendum nëse duan apo jo të qëndrojnë në Bashkimin Europian.
Duke folur pas takimit, presidenti francez Hollande tha se dy cështjet më të ndjeshme gjatë diskutimit ishin benefitet për emigrantët që hyjnë në Bashkimin Europian dhe që lidhen më lëvizjen e lirë dhe gjithashtu pengesat që vijnë nga vendet jashtë zonës euro.
Hollande shtoi se kërkesat e qeverisë britanike duhej të qëndrojnë në përputhje me parimet e traktateve ekzistuese evropiane.
Kurse kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të jetë e vështirë për të përmbushur kërkesat britanike për ndryshime në rregullat e BE, por tha se ka pasur vullnet për marrëveshje.
“Kam deklaruar shumë qartë se ne jemi të gatshëm për kompromis, por gjithmonë mbi bazën e parimeve kryesore evropiane, të cilat përfshijnë mosdiskriminimin dhe lirinë e lëvizjes”, tha Merkel
Gjatë takimit, Cameron u bëri thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të bien dakord për reformat substanciale dhe nesë e duan Britaninë brenda unionit, duhet patjetër të pranojnë kërkesat e tij.

Bejne mbledhje-stermbledhje, foto pas mbledhjeve ku shtiren si te kenaqur e ngerdheshen te sforcuar sikur qeshin por…neper mendje kane vetem nje gje. Klandestinet anonime qe nuk pushojne te vijne drejt ” Mikpritjes ” apo Lajthitjes se kesaj plake matufe qe po fut ne siklet gjithe Europen me manine e saj per te hequr breket e per tu gatitur te prese anonimet ” per nje jete me te mire ” qe do ja nxijne Europes faqen dhe te nesermen.
Kta jane monstrat e Botes , qe duhen ndaluar se ekzistuari njiher e opergjithmon perpara se te behet shume von .