Anglezja, marrëdhënie seksuale me 14-vjeçarin shqiptar

Dita
Pic shows Amanda Lockhart New trial of Amanda Lockhart, for sexual assault. SEE STORY CENTRAL NEWS

Një shtetase britanike është gjykuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe abuzim me një 14-vjeçar, që – siç raporton portali “Court-News-UK”, – ishte shqiptar.

Pas disa ditësh procesi gjyqësor, Amanda Lockhart, 46 vjeç, është shpallur e pafajshme nga juria e një gjykate në Londër, për akuzën e përfshirjes në marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Mediat britanike raportojnë se Amanda Lockhart, pasi kreu marrëdhënie seksuale, pozoi e zhveshur për shqiptarin, i cili me aparatin celular shkrepi 3 foto.

14-vjeçari shqiptar i tha gjykatës se Lockhart, se gruaja e cila kishte një djalë më të madh në moshë nga ai, e detyroi me forcë të bënin seks në 3 raste të ndryshme.

Anglezja pranoi që kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturin, i cili – sipas saj, – i kishte treguar një pasaportë që tregonte se ai ishte 17 vjeç.

Djali i tha gjykatës se ishte i frikësuar prej saj. “Nuk e dija se çfarë po më bënte ajo mua”. Ndërsa Lockhart i tha gjykatës se, ai bëri 3 foto kur ata të dy ishin të zhveshur në banjo.

“Nëse ai ishte nën moshë dhe unë do ta dija diçka të tillë, do të ishte e pamundur të pozoja për atë. Diçka e tillë do të ishte çmenduri”, tha ajo.

Gjatë dëshmisë së saj përpara gjykatës, Amanda Lockhart ngriti pretendimin se i riu shqiptar, pasi e fotografoi, disa ditë më pas i kërkoi 500 stërlina.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *