Publiku u mërzit nga pritja pasi koncerti nisi një orë me vonesë dhe kjo ka shkaktuar edhe irritime dhe fishkëllima në sallë. Madonna kërkoi ndjesë, kur u ngjit në skenë, duke u munduar të shpjegonte se vonesa kishte ardhur për shkak të problemeve teknike.
Por disa prej fansave, teksa këngëtarja po kërkonte ndjesë vijonin të fishkëllenin. Kjo bëri që ajo të shpërthente në fyerje në drejtim të publikut.
“Sonte patëm disa probleme teknike, një defekt në vidoprojektor dhe na u desh ta rregullonim. Nuk isha në prapaskenë duke ngerën çokollata apo duke vënë ekstension”… ndërsa më pas e shtoi dozën e fyerjeve akoma më shumë…
Videoja e postuar menjëhërë në YouTube po bën xhiron e botës, duke nxitur edhe reagime të tjera kundër këngëtares.
