Jozefina si Pal Vata mes Berishës dhe Bashës

Alqi Kociko

Një thirrje e përsëritur për rikthimin edhe “de jure” të Sali Berishës në krye të PD-së, ishte kjo e ish nënkryetares Jozefina Topalli, këtë herë nga emisioni “Oktapod” në Vizion Plus. Nuk është çudi kjo kërkesë, për politikanen që gjithë karrierën e saj e ka të lidhur me Berishën.

Retorika agresive, kritikat e vazhdueshme ndaj “opozitëbërjes” së Bashës teksa qëndron non stop pranë, edhe fizikisht, Berishës në ndenjëset e Kuvendit, lënë të kuptohet sikur ajo dhe Berisha e kanë lënë një copë herë në krye të partisë Bashën, që “të shohim se ç’do katranosë djaloshi”.

A është vërtet e pakënaqur Topalli nga cilësia e lidershipit të Bashës? A thua vërtet nuk e kupton ajo se kjo opozitë është në këtë gjendje, në përqindje dërrmuese, jo dhe aq sepse Basha “nuk di”? Por sepse trashëgimia (anti)qeverisëse që la pas PD-ja është kaq dramatike për “meritë” të Berishës, të saj, të Bashës dhe shumë të tjerëve, dhe ende kaq e freskët, saqë edhe sikur selia blu të kishte bërë katarsis total dhe në krye të dilnin figura tërësisht të reja, sërish procesi i ringritjes do donte kohën e vet?

“Modeli i Berishës po faktohet se është i nevojshëm dhe premtues për të ardhmen”, tha Topalli. Mjafton ky detaj, vendosja bashkë në një fjali e fjalëve “Berisha” dhe “e ardhmja”, që edhe shumë demokratë t’i kapë një alergji aspak e stinës. Duke iu shtuar alergjive që shkaktojnë vetë Basha dhe jo më pak Topalli. Dhe pa dashur asnjëherë të kuptojë se Basha është vendim i Berishës dhe pikë.

Por ndërkaq, kjo këmbëngulje prej dishepulli për t’u identifikuar me Berishën, tradhton dhe hapësirën e ngushtë nëpër të cilën mund të lëvizë politikisht deputetja e Shkodrës, që as Shkodrën nuk e ka më në dorë.

Politikania në fjalë mund të kishte nisur një retorikë dhe artikulim të sajin, qoftë dhe duke kaluar ndonjë periudhë “margjinalizimi” në PD, por duke ndërtuar ndërkohë një kornizë të sajën në parti.

Mbase këtë do preferonin simpatizantët e saj, nëse ka të tillë. Por duket se nuk bën vaki ky opsion, për shumë arsye.

Ndaj asaj i ka mbetur të bëjë “Pal Vatën” përballë Bashës, babai butaforik i një heroine aksidentale të socializmit që thoshte se aksh punë të papëlqyer “do ta ketë bërë Mehmeti me kokë të vet, se unë dhe Enveri nuk dimë gjë”. Se cili është kush nga këta në rastin tonë, kuptohet lehtë…/ Dita /

Share This Article
15 Comments
  • Keto jane traplliqe, Krimineli Sali eshte “de jure” dhe “de fakto” Kryecari i SHQUP-it

  • qenkan ba si sandvic, basha nga perpara, berisha nga prapa, topalli midis, te dy po mundohen ta bejne …pis. bashes i duket si burre, saliut ne vend te spermes i del shurre

  • Si tu kujtu Pal Vata respekt por te pakten ai aq mendonte dhe fliste por kjo baxhelle nuk mundesh ta krahasosh me Palin, kjo esht panter , dhe zoti ja ka pikturu fytyren me puçra kjo esht me e ndyr se shpellari , i kerkon falje Balles por e ka meritu thot kurva e Zogut , por çmeriton kjo zonje qe na mbiu ne tiron nga hiçi dhe na qelbi rruget .

    • A je gati me u kthye o Mark Ujku se ka nevoj partia e Salia per cuba!Me ket rast merr edhe pasaporten e dhane prej kryekrimit edhe me u identifikue si ky spihuni prej Fush Arrzit!Hajd pra se po te presim o Ndue Marku! Mirardhsh e paç fatin e atyne qe rane ne fushen e betejes ne 97 te çuem prej krye.arit tan Sali Brisha !

  • O xhozi po sala eshte ne krye te p,d, ke genjen ti, p,d, e udheheq e drejton vetem sala ju jeni kukullat e tij qe vetem amin dini me thene , Luli do te rrije aty derisa ti thote sala jep doreheqjen pastaj per veshesh ik luli dhe vjen tjetri me i nenshtruar e bindur se luli ,Ne p,d, e dijne te gjithe kush del kunder sales largohet menjehere ,pastaj pasi ti nenshtrohen mire ,e ti perulen pafundesisht kthehen perseri

  • A ke ndonje goce tjeter qe don me e martu oj jozefine se nuk po iduhesh askujt, le vendit jo e jo po as familjes sate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *