Refugjatët si mallra kontrabandë për të kaluar në Europë

Dita

Policia spanjolle, gjatë 24 orëve të fundit ka kapur tre refugjatë që po përpiqeshin të kalonin në Europë. Sipas medieve ndërkombëtare, ata ishin fshehur në automjetet e trafikantëve.

Kështu, refugjatët nga Lindja e Mesme ishin futur në pjesë të ndryshme të makinave, si të ishin mallra kontrabandë dhe jo qenie njerëzore.

Në këtë mënyrë, të rinjtë refugjatë kanë qëndruar për një kohë të gjatë të palëvizur nëpër makina. Ata kanë sfiduar kushtet klimatike, gazrat dhe rreziqe të tjera të udhëtimit të tillë.

Ndërkohë, trafikantët marrin shuma të konsiderueshme parash nga refugjatët për kalimin e tyre ilegalisht për në Europë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *